Zbulohen kandidatët e PS në Qarkun e Fierit

7 Maj 2019, 22:17Politika TEMA

Janë afërsisht dy muaj nga 30 Qershori, data zyrtare e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Socialistët po përgatisin fushatën dhe mbyllin listat e kandidatëve, ndërkohë  që opozita ka dalë nga Parlamenti dhe kërcënon se do të bojkotojë dhe shkatërrojë zgjedhjet e 30 Qershorit.

Pas Qarkut të Korcës, CNA.al mëson kandidatët e socialistëve në Qarkun e Fierit.

Armando Subashi, kreu aktual i Bashkisë Fier, pritet të rikandidojë dhe këtë e ka konfirmuar publikisht kryeministri Edi Rama.

Por edhe disa bashki të tjera pritet të kenë rikandidime, pra të vazhdojnë garën kryetarët aktualë.

Bashkia Divjakë pritet të ketë në garë në emër të socialistëve dhe aleatëve të tyre, Fredi Kokoneshin.

Në Patos Rajmonda Bilalaj dhe Roskovec Majlinda Bufi, të tre emra që rikandidohen pasi janë në detyrë dhe të zgjedhur në lokalet e 2015-ës.

Bashkia e Lushnjës ende nuk duket të ketë një emër të konfirmuar zyrtarisht. 

Fatos Tushe, kryebashkiaku në detyrë, duket se ende ka pikpyetje. Një emër tjetër dhe kandidat potencial dhe me mbeshtetje te gjere është Astrit Xheka, mjek, ish kreu i PS së Lushnjes.

Beteja e socialistëve duket se do përqëndrohet edhe në Mallakastër, një Bashki ku drejton demokrati Agron Kapllanaj, i cili duket një “kockë” e fortë për socialistët pikërisht në disa nga zonat që ata i quajnë bastionet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje