Vuçiç dhe Dodik i ftoi Meta, po t’i kishte ftuar Rama “nami” do ishte bërë nga opozita, media e “patriotët”

9 Maj 2019, 10:24Politika TEMA

Sot në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës Ilir Meta zhvillohet Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, ku marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ne samit janë të pranishëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, i Serbisë Aleksandër Vuçiç, e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.

Duke qenë se ky samit përkon më Javën e Europës, të ftuar nderi janë edhe shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Samiti synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Kjo nismë, e nisur që në vitin 2010, ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

Në mbyllje të Samitit, liderët do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit.

Por që në fillim të anançimit të lajmit për ardhjen në Tiranë të anëtarit të Presidencës së Bosnjes, Milorad Dodik dhe presidentit Serb Aleksandër Vuçiç, i pari që u “kryqëzua” nga mediat dhe ‘patriotët’ e rrjeteve sociale ishte kryeministri Edi Rama.

Këtyre zërave iu bashkua dhe opozita, dhe të gjithë bashkë e akuzuan kryeministrin shqiptar si njeriun që po bën çfarë është e mundur për të copëtuar Kosovën dhe falur pjesë të saj Serbisë.

Moderatorët filluan emisionet televizive dhe ngritën “infrastrukturën” dy ditore, përcaktuan panelet me personat më të ashpër kundër Ramës, erdhën dhe të përhershmit analistë nga Kosova, dhe ishin gati për të nisur me 8 dhe 9 maj ofensivën me “artilerinë” e rëndë kundër Ramës “tradhëtar”.

“Vetëvendosja” e Tiranës kishte përcaktuar programin e detajuar për të pritur me protesta presidentin e Serbisë dhe anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës.

Por ishte harruar një detaj shumë shumë i vogël, për arësye kohore, bizare apo keqqdashje ndoshta, nuk ishte klikuar faqja e Presidencës ku shkruhej se Vuçiç dhe Dodik nuk vinin në Tiranë me ftesë të “tradhëtarit” Edi Rama, por të “patriotit” Ilir Meta.

Nuk ka askush kundërshti për këtë Samit, pasi është me të vërtetë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë, i cili aspiron me të madhe të integrohet në BE. E përshëndesim madje.

Por heshtja e menjëhershme e mediave, opozitës dhe e analistëve në të dy anët e kufirit, sapo një “zë” i ndrojtur në një media sociale tha: “po daleni ore, se Vuçiç dhe Dodik vijnë në Tiranë me ftesë të Presidentit Meta dhe jo të kryeministrit Rama, ca bëni kështu”, na bëri të mendojmë thellë se në Shqipëri gjithçka trajtohet me dy standarde.

Fillon sulmi frontal i opozitës, i mediave dhe analistëve rreth saj kundër vizitës së dy eksponentëve serbë, të Serbisë dhe të Bosnjës, dhe “kryqëzohet” Rama si ftues dhe mikpritës i tyre, dhe sapo publikohet lajmi se janë të ftuar të Metës, heshtet për gjithçka, për “rrezikshmërinë” e Vuçiç e Dodik për Kosovën, për skandalitetin e ftesës etj.

Gjithkush mund ta mendojë se çfarë do të kishte ndodhur nëse Vuçiç dhe Dodik ti kishte ftuar kryeministri Edi Rama.

Sa emisione do të kishin zënë ekranet televizive, me të ftuar nga Shqipëria dhe Kosova, duke ju garantuar se Berat Buzhala nuk do të mungonte asesi.

Ramush Haradinaj nuk do të shkruante në rrjetin social se kishte dyshimin e bazuar se Vuçiç, Thaçi e Rama kishin biseduar për ndarjen e Kosovës, por do të deklaronte me siguri të plotë se ndarja po bëhej nga Tirana nga kjo treshe anti-Kosovë.

Dhe në mbyllje ajo që themi është se, ishte fat që ftesa për Dodik dhe Vuçiç është bërë nga Meta, se po të kishte qënë ftesa e Ramës, “tortura” e shqiptarëve përmes emisioneve televizive për coptimin e Kosovës, do kishte marrë përmasa të frikshme.

“Me qetësi dhe dashuri”, prania e Metës si “nikoqir” i Samitit ka shuar të gjitha kundërshtitë për Vuçiç e Dodik në Tiranë, përpos “Vetëvendosjes” shqiptare që nuk tërhiqej dot, pasi e kishte bërë lajmërimin për protestë./M.Nikaj

5 komente në “Vuçiç dhe Dodik i ftoi Meta, po t’i kishte ftuar Rama “nami” do ishte bërë nga opozita, media e “patriotët””

  1. ¬ says:

    Opozitës do ti presim një gisht dore.

  2. Jep says:

    Po tifozetkuq e zi a protestuan? Apo sa e morren vesh qe I ftoi meta, fap terhiqen. Jo per gje por ju hapet barku per dardanine atyre.
    Ne jemi t vetmit ne bote qe behemi hipokrit, vec per politike

  3. Orli says:

    Reagimi shkerdhateror i medias,tregon se “diktatori” Rama i ka “masakruar” mediat duke i quajtur Kazan,une do i quaja: legena materniteti se turp anal-istet ljubonja,zhelja(Zheji) lehsi etj nuk kane.

  4. Doni rrumpallen vdekjeprurese apo shtet says:

    Ku esht ramush hajvani qe nuk dwnoncon mikun ilir floririn. Ramushi nuk esht aq trim sa shitet. Ka luftuar si kaqak duke u fshehur. Vellezerit e tij po. U heq kapelen

  5. pjeter says:

    Mazrekaj i bota sot ,nuk ka ndonje nga ata profesoret nderkombetare si puna e bytycit te thote ndo nje gje kesaj radhe?Po me duket se ajo gazete o Mero ku ke punuar zotrote ,po kerkon me c’ do kusht percarje midis shqiptareve.Nuk e ka problem ic te kerkoje Salinjte e radhes dhe ti vere me tituj bombastike ne faqe te pare.Si mund te akuzosh kaq lehte nje Kryeministet ,si pronar i droges se kapur ne zvicer? Dhe me e keqja pa dhene asnje llogari per shpifjen.Do e kish bere te njejten gje edhe me Saliun ish punedhensi yt Mero?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje