LSI nuk i ndahet shefes së diplomacisë së BE, Vasili: Mogherini në ikje i bën qokën e fundit Ramës, 6 të vërtetat imagjinare të saj

8 Maj 2019, 20:04Politika TEMA

Ish-kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Shefes së  Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila përgëzoi qeverinë për punën e bërë, ndërsa renditi edhe tre arritje të Shqipërisë.

Në një postim në facebook, Vasili shkruan se ajo i habiti për keq shqiptarët, duke dhënë fakte imagjinare në vend të vërtetave. Vasili shton se, sipas tij, Mogherini, në ikje e sipër, i harroi parimet e Europës së Bashkuar.

Postimi i plotë i Vasilit:

Mogerini ne ikje i ben qoken e fundit Edi Rames !!

Federica Mogerini ne ikje, flet per nje Shqiperi qe nuk ekziston.

Ajo habiti per keq shqiptaret duke dhene fakte imagjinare ne vend te te vertetave,qe ata i njohin mire.

Se pari:Eshte e vertete se 63 % e shqiptareve nuk e mbeshtesin reformen ne drejtesi dhe nuk eshte aspak e vertete ajo qe thote Mogerini se 80% e shqiptareve mbeshtesin ate.

Se dyti:Eshte e vertete,qe Shqiperia e ka marre rekomandimin per hapjen e negociatave qe ne vitin 2016 dhe dhe jo vjet kur thote Mogerini. Bile vjet Shqiperise ju shtuan edhe 7 kushte te tjera.

Se treti: Eshte e vertete qe reforma ne drejtesi eshte deshtim i plote,Shqiperia eshte pa drejtesi,pa gjykate kushtetuese dhe te larte,me veting me dy standarte dhe me nje KLGJ dhe KLP kur njerez pa integritet deri dhe bashkepuntore te sigurimit jane pjese e tyre dhe nuk eshte aspak e vertete ajo qe thote Mogerini se ajo eshte nje histori suksesi per tu marre shembull.

Se katerti: eshte e vertete se Krimi mbreteron dhe korrupsioni eshte thelluar me 8 shkalle sipas Transparence Intenational dhe nuk eshte aspak e vertete ajo thote Mogerini se korrupsioni eshte luftuar.

Se pesti: E vertete eshte qe qeveria dhe kryeministri kane dale nga sistemi dhe kane krijuar monizmin ne parlament dhe ne sistemin e drejtesise dhe nuk eshte aspak e vertete ajo qe thote Mogerini se qeveria ka permbushur detyrimet.

Se gjashti: Eshte e vertete qe media eshte kapur nga qeveria dhe liria e medias sipas Reportereve pa Kufi ka rene me 8 shkalle.

Se shtati: Eshte e vertete qe Zgjedhjet e lira u shkaterruan nga krimi i organizuar dhe fajtoret nuk jane denuar, dosjet 339 dhe 184 jane bllokuar dhe kriminelet ne qeveri dhe jashte saj livadhisin si duan.

Pse Mogerini ju largohet te vertetave,perse i Mogerini i fsheh te vertetat,perse Mogerini nuk i evidenton keto te verteta?

Mogerini i habiti per keq sot shqiptaret.

Mogerini mbylli sot syte edhe perpara raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit.

Parimet e Europes se Bashkuar kane ne themel zgjedhjet e lira e te ndershme, transparencen, demokracine funksionuese,shtetin e se drejtes,barazine perpara ligjit,luften pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit ku qeveria ka deshtuar ne te gjitha.

Me sa duket Mogerini ne ikje e siper i harroi rruges keto parime te medha te Europes qe aspirojne shqiptaret,por qe nuk ka aspak te beje me ate qe thote Mogerini ne alibine per qeverine e kapur te Edi Rames.

Gjynah.Mogerini qe nje kohe e humbur kot per shqiptaret.

6 komente në “LSI nuk i ndahet shefes së diplomacisë së BE, Vasili: Mogherini në ikje i bën qokën e fundit Ramës, 6 të vërtetat imagjinare të saj”

  1. Shkodra says:

    Nje qen qe kutruboi dynjane – ky mund te ishte komenti per vlerat e Vasilit

  2. Kreshniku says:

    Ti je filozof i madh o Titi Shkollëshumi, Lum si ne që të kemi se na ndriçon mendjen dhe na tregon rrugën e drejtë. Lum ky vend që ka një filozof kaq të madh

  3. emilijano says:

    eshte ofendim per ndjekesit e gazetes suaj qe te publikoni komentet e kurves edhe legenit me te madh te politikers shqiptare……nuk lind me nena si ky servil legen nuk ka fjale ne fjalorin shqiptar qe e pershkruan kete mbeturine ,,,,,,,

  4. Jon says:

    O Tit, futu ne ndonje kurs dhe merr licensen per taksi dhe folu klienteve gjithe diten, ben edhe ndonje lek.

  5. Shkodrani says:

    Nje “shkolleshume” qe kuterbon dynjane me pislleqt qe nxjerr nga goja cdo dite

  6. ¬ says:

    Duam précision nga krerët Italian në BE., dhe jo rikujtime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje