Mogherini thirrje opozitës: Të mos i kthejnë shpinën rolit të tyre për negociatat, vlerësime për reformën në drejtësi dhe luftën kundër kanabisit

8 Maj 2019, 17:51Politika TEMA

Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE Federica Mogherinin, ka përshëndetur qeverinë shqiptare sa i përket implementimit të reformës në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe reduktimin e bimëve narkotike.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Mogherini u shpreh se ka pasur rezultate pozitive.

Shefja e diplomacisë i bëri thirrje opozitës që të mos I kthejë shpinën rolit të saj dhe shtoi se “qytetarët nuk duhen privuar nga zgjedhja e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore”.

“Objektivi i çeljes së negociatave është i arritshëm, por i vështirë, pasi duhen bindur opinionet e vendeve anëtare që të njohin rezultatet tuaja.

 Ndaj, inkurajoj të gjithë në Shqipëri që të vazhdojnë të japin kontributin.

Përpjekja kolektive kërkon që të gjitha palët të jenë të bashkuara për integrimin evropian dhe duhen lënë mënjanë ndasitë.

BE-ja e ka përsëritur qëndrimin e saj: partitë politike nuk duhet t’u kthejnë shpinën rolit të tyre dhe qytetarët nuk duhen privuar nga zgjedhja e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky është mesazh nga të gjitha institucionet e BE-së.

Keni treguar rezultate me reformat dhe puna që po bëjmë ne në Komisionin Europian do ta tregojë qartë progresin tuaj.

 Ju e dini që unë personalisht dhe në kapacitetin tim institucional i kam dhënë mesazhet positive. Kjo do të reflektohet në paketën e KE-së që do të miratohet në fund të muajit dhe pastaj topi do të kalojë te vendet anëtare”, shtoi Mogherini. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje