Rama mesazh BE-së nga Sarajeva: Ballkani të ketë modelin e saj Shengen

8 Maj 2019, 16:09Politika TEMA

Në takimin vjetor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim Kryeministri Rama iu përgjigj disa pyetjeve që kishin të bënin me klimën e biznesit në vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe mundësitë për të nxitur edhe më shumë investimet e huaja si rezultat i proceseve integruese.

“Mendoj se nuk duhet të presim të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, për të pasur modelin tone të zonës Shengen.

Nuk më bën sens që jemi kaq mbrapa në komunikim, veprime dhe liri në një hapësirë ku duhet të marrim pjesë, për të pasur një treg më të madh, për të pasur më shumë hapësira e mundësi. BE-ja po bëhet gjithmonë e më shumë si Ballkani, në sensin që është gjithnjë e më pak e parashikueshme.

Pra, në këtë mjedis, do i thoja të gjithë njerëzve të pranishëm këtu, që kanë ardhur në Sarajevë për biznes dhe që i përkasin komunitetit të biznesit, ndër mjediset e ndryshme të paparashikueshme, ne jemi më i miri, sepse kemi taksa më të ulëta dhe kemi kosto më të ulët pune.

Të investosh në Ballkan tani, në çdo vend të Ballkanit është vendim i mirë. Po lajmi i mire në tërë këtë proces është që njerëzit nga komuniteti i biznesit nuk po përballen me të njëjtat probleme dhe vështirësi që ne po shohim në nivel politik, për të rënë dakord, pavarësisht ideve të kundërta, kur flasim për krijimin e kësaj zone ekonomike, tregut të përbashkët.

Pra, mund të them që ajo që po ndodh me biznesin tregon qartë sa e rëndësishme është të bashkohemi si rajon dhe të sillemi si një entitet. Ndërkohë që BE-ja po mundohet të zgjidhë problemet e brendshme dhe të reformohet e të përmirësohet, pasi të ketë kaluar më të keqen, ne duhet të thellojmë reformat tona, jo vetëm në secilin vend, por edhe për rajonin, që është e vështirë dhe jo për të komplimentuar mikpritësin, por BERZH ka qënë shumë mbështetës dhe ne e shohim atë si një nga burimet që na mësojnë si të kapërcejmë vështirësitë kur flasim për krijimin e modeleve të suksesshme dhe ngritjen e urave lidhëse.“

 

8 komente në “Rama mesazh BE-së nga Sarajeva: Ballkani të ketë modelin e saj Shengen”

  1. Messerschmitt says:

    Ik me trap ……nuk je udheheqes i balkanit por i shqiperise…skemi pune me grekkkkkkkkk arrixhinj serb………………

  2. boss1 says:

    Bukur … shume bukur …. ke goxha vizion … Edi Rama do te behesh si Tito dhe do te krijosh Jugosallvine e re.
    Sa i zoti qe je … meqe nuk fut dot Shqiperine ne Europe , tani po na tregon se do qe te krijosh nje Jugosllavi dhe ta futesh ate ne Europe e keshtu futet edhe Shqiperia Bashke me te tjeret …
    Ah more psikopat …. po Sllovenia dhe Kroacia si u futen pa kete idene tende te tregut te perbashket?
    Futja ne Europe eshte singulare per cdo shtet. Leri keto endrra se nuk ka enderruar populli Shqiptar per Jugosllavine tende.
    Nuk pelqehet kjo ide se eshte kthim prapa ne vitet 70 dhe 80 kur Jugosllavia kishte sukses por edhe ai sukses mbaroi me Titon.
    Ti nuk je as Tito as Toto. Ti je piktor. Madje as si piktor nuk ke patur sukses. Lere me te krijosh Jugosllavine e re … ha ha ha
    Apo mos ta kane mesuar shoket e tu serb kete ide dhe te fusin ty qe ta thuash …. po tallen me ty more piktor …

  3. SHQIPE-ETNIKE says:

    Budallalleku i RADHES I Ram Edit…Llap llap..se te ta “Tregon” mire si Makoroni Franzez..ashtu edhe Italjani Salvini…
    Sipas Salvinit:Ballkanin lere te “Ijej ne kazanin e tije”…Rma mos na Hape pune me “Inteligjencen” tende…se e paguajne gjithmone Fukarenjte..lol

    1. LUKA says:

      Kur lexon komentet e nje shtrese injorantesh qe mendojne se po te ikesh jashte shtetit(ne emigrim) je ndgritur edhe intelektualisht e je zhvillluar menderish!Ju ore rrusha jeni si puna e shoqerise shqipetare qe kaloi nga sistemi feudal ne socializem e per pasoje eshte aty ku eshte sot edhe ju nga katunare pa kaluar ciklin e qytetarit mendoni se jeni ne gjendje jo vetem ta kuptoni qytatrin Edi Rama por ti jipni edhe mend!Ja pra edhe nje motiv me shume se perse nuk behet Shqiperia ,se te gjithe kane nje mendje si Salia!Poshte diktatura e budallenjeve qe po te pane qe hype ne peme duan me çdo kusht te te rrezojne!

  4. Kuq e zi says:

    Je deshtues dhe mbyll hojen po nuk pate gje per te thene
    Ballkani ishte federate dhe i doli flaka nga catia ti thua heqim kufijt me ballkanin
    Destinacioni i shqiptareve eshte BE standartet qe na duhen duhet te jene ata te be dhe mundi qe duhet te harxhojme duhet te jete vetem per kete dhe kur tja arrijme ashtu si te gjithe shtetet e be ballkani zdo kete nevoje per nenkategori si ajo qe thua ti qe ne fakt eshte ide e terthorte e vucicit qe te heqe taksat kosova
    Shengen=levizje e lire per njerzit po ashtu dhe mallrave
    Ky pkani yt nuk parashikon kosoven mbrenda meqe ka barrikada kunder serbise
    RrOFTE RAMUSHI

  5. puf says:

    O cuna mos e shani se na merzitet mero bardheziu!!
    per meron sala eshte djall dhe rama engjell –
    bardhe e zi, nuk ka ngjyra te tjera

  6. puf says:

    O cuna mos e shani se na merzitet mero bardheziu!!
    per meron sala eshte djall dhe rama engjell –
    bardhe e zi, nuk ka ngjyra te tjera ….

  7. puf says:

    O cuna mos e shani se na merzitet mero bardheziu!!
    per meron sala eshte djall dhe rama engjell –
    bardhe e zi, nuk ka ngjyra te tjera ….,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje