VIDEO/ Demokrati debaton me Bashën: Ke shumë edukatë dhe je i butë, ndaj njerzit të gënjejnë kaq kollaj. Duhet të jesh më i ashpër

8 Maj 2019, 18:05Politika TEMA

Gjatë takimit në Devoll, një demokrat ka këshilluar kryetarin e Partisë Demokratike që të mos jetë kaq i butë.

Ai ka ngulmuar që duhet të jetë më i ashpër pasi kundërshtarët politik e gënjejnë shumë thjeshtë.

Qytetari: I dashur kryetar sot nuk ta uroj mirëseardhjen, do ta uroj kur të jesh kryeministër. Kur të marrësh Qeverinë dukesh që je shumë i butë dhe tolerant. Nuk duhet të dëgjosh njerëzit që vijnë për servilizma. Mos jepni subvensionime se do t’i marrin ata që të ndjekin nga pas. Ulni naftën, zgjidhni ambasadorët që vijnë jashtë, se ndyshe nuk ka sesi.

Subvencionime nuk duam në dorë se nuk dihet se nga venë. Ji içik më i ashpër brenda vetes dhe brenda partisë se do të gënjejnë se je shumë i butë. E shohim se pakënaqësia ka vajtur, të mos i diskutojmë këtra punë se na ka vajt thika në zemër. Edhe këta djemt që kanë mbetur do ikin nëse nuk punon PD-ja.

Basha: Ti do që të flasë butë dhe të veprojë fort, apo dikë që të flas fort dhe të mos punojë. Veprimet i gjykoni ju. Çfarë vendimesh kam marrë, atë gjykoni. Edukata nuk është dobësi. Mjerë ata që marrin edukatën time si shenjë dobësie.  Këta po na i kthejnë vizat dhe shumë e shumë vendime të tjera. Tjetër gjë është të flasësh shumë dhe të mos bësh asgjë, tjetër gjë është të flasësh me edukatë dhe të marrësh vendime të forta.

Basha:Produketet tona nuk janë të subvencionuara, si qeveria e serbise fut këtu prodhimet e saj,dhe ne jovetëm që nuk kemi mundësi t’I transportojmë ato në Serbi por as në vendin tonë nuk po I tregëtojmë dotë.

Duhet ditur që kur rritët kostua e prodhimit , dhe ju mundoheni të fitoni vetëm një cent nga produkti juaj atëherë kjo gjë nuk ka kuptim. Dilni të gjithë rruar dhe qethur.

Ndaj suvbvencionet do të jetë hapi i parë, rreth 100 milionë euro në vit për tqë gjithë fermerët. Do të ketë gjithashtu dhe një skemë e cila do të masë prodhimin.

4 komente në “VIDEO/ Demokrati debaton me Bashën: Ke shumë edukatë dhe je i butë, ndaj njerzit të gënjejnë kaq kollaj. Duhet të jesh më i ashpër”

  1. like floriri says:

    lideri i pd mjer per popullin ca opozite pa shpres po mer arat basha ????

  2. Ne nga Devolli says:

    Degjo Devollinjte Lulush se ata dine te tallin b……me ty dhe te mesojne te hipesh gomarin se mbrapshi se per se mbari u muar vesh. Pastaj sa per edukate ke ç’ meson nga Devollinjte: Une degjova njerin qe i thoshte shokut: Pith te derrit ore, sa i zgjuar qe eshte ky djale!………

  3. Tironsi says:

    SERVIL E DINAK PROFESIONA SA DO E KISHTE ZILI EDHE VET SALIU. DUHET TE JET SHKADRAN SE AI TE TANA I BAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje