FOTOT: “Udhëtim në kohë”, brenda shtëpisë së viteve 70

10 Maj 2019, 10:42Lifestyle TEMA
FOTOT: “Udhëtim në kohë”, brenda shtëpisë

Dëshira për të pasur një shtëpi si në vitet 70 ka bërë që një grua nga Wageningen i Holandës të tranformojë krejtësit brendësinë e shtëpisë së saj.

Laura Hofenk e ka transformuar enterierin e banesës sikur të jetë një kapsulë kohë, me televizion të madh, kaseta, tapeta muri dhe telefon me kabull.

Gazetarja 32-vjeçare, është fiksuar pas stilit të viteve të 1970, që kur prindërit e dërguan nëpër muze dhe i tregonin mënyrën se si është jetuar në atë kohë.

“Që pra prilli i vitit të kaluar, kur u vendosa në këtë banesë, vendosa ta ktheja sikur në një kohë që edhe stili e ka harruar. Më pëlqejnë këto orendi” ka thënë Hofent.

Shumicën e kohës së lirë, ajo e ka kaluar duke kërkuar nëpër qendra të ndryshme, ku shiten sende të përdorura dhe duke blerë nëpër qendra bamirësie. E dashuruar në gjësende ngjyrë portokalli, ngjyrë kafe dhe rozë, ajo papritmas vërejti që e tërë shtëpia saj kishte marrë këta ngjyra. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje