Phoebe Waller-Bridge, pjesë e skuadrës së skenaristëve të filmit më të ri James Bond-it, është shprehur se do të ndihmojë që personazhet e filmit të ri të jenë më tepër si “njerëz të vërtetë”.
Ky do të jetë filmi i 25-të në ciklin e filmave të spiunit të mirënjohur.
Bond (i luajtur nga Daniel Craig) është kritikuar ndër vite për objektivizimin e karaktereve femra të filmit.
Waller-Bridge tha se: “Filmi ka një histori shumë zbavitëse. Ka qenë gëzim puna për të.”
Vajzat e Bond-it kanë qenë të gjitha fantastike, por qëllimi i kësaj here është që personazhet kryesore “të ndihen më shumë si njerëz të vërtetë”.