Presidenti slloven Barut Pahor ka shfrytëzuar orët e para të mëngjesit për të vrapuar nga Kodrat e Liqenit, para se të vishte kostumin zyrtar e t’i bashkohej presidentëve të tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e BRDO-Brijunit që po mbahen në Tiranë.
Këtë fakt, e konfirmon vetë presidenti slloven përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ja çfarë shkruar Pahor, teksa poston edhe foto:
“Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne. Unë i them: “Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 milje i veshur kështu?” Ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë problem President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë”.
Epo, pastaj atij i morëm një biçikletë. Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. “Po, goxha vrapim”, shkruan presidenti slloven. (TemA)
Amerika është mike e përhershëme e Ljubljanës.
Bravo truproja! Super profesionalizem! Djem e vajza te tilla na nderojne. Dhe pergjigjen ja paska dhene ne menyre shume fine.
Shkruajani mire emrin mor…Borut ia thone!
Kilometra o gomar jo milje plasi syt.
Te huajt na konsiderojne vend te sigur dhe kryejne dhe aportin per disa ore qe vijne ketu por Basha kryeopozitari nuk e di kete ,e bwn se keshtu i do qefi apo eshte cinik dhe dashakeq per te pohuar ato gjera qe jane modeste per nje shtet me nje demokravi te re si shqiprija.Punonjsi i sigurise ne krye te detures pa neglizhuar keshtu duhet te punoje cdonjeri ne pune e ngarkuar,
Bravo djaloshi jone –I ka dhene pergjigje te bukur