VIDEO tronditëse: 32 vjeçari qëllohet me armë në mes të rrugës, plagosen 2 kalimtarë

9 Maj 2019, 09:51Lifestyle TEMA

Ky është momenti dramatik kur një mafioz shpëton nga vdekja pasi një burrë i armatosur deshi ta vriste atë.

Salvatore Nurcaro, 32 vjeç, u qëllua me armë nga një person që mbante një helmetë motoçiklete dhe veshje të errëta në një rrugë të ngarkuar në Napoli, Itali.

Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë kapur pamjet se si vrasësi ecën në drejtim të Nurcaro ndërsa ai qëndron në rrugë.

Siç bëhet e ditur, sulmuesi fillon me të shtënat, dhe Nurcaron largohet me shpejtësi, poshtë rrugës.

32 vjeçari i shpëton sulmit edhe pse u plagos nga disa plumba.

Por viktimë e sulmuesit nuk ishte vetëm ai, por edhe dy kalimtarë të pafajshëm, duke përfshirë një vajzë katërvjeçare, që janë plagosur.  (TemA)

1 komente në “VIDEO tronditëse: 32 vjeçari qëllohet me armë në mes të rrugës, plagosen 2 kalimtarë”

  1. Taraboshi says:

    Alamet lajmi.Na shpetuat qe na treguat se do te vdismin pa e marre vesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje