Nga Alfred Peza
Ndihet një lloj ekzaltimi ndër të gjithë ata që kanë një zë publik brenda gardhit të opozitës jashtparlamentare, sa herë që janë përgatitur për të ushtruar dhunë, në protestat e këtyre 3-4 muajve të fundit. Një ekzaltim që duket se është një lloj karburanti cilësisht ndryshe, që mban ndezur jo vetëm shpresat e makinës së ëndrrave të tyre me pushtet në tavolinë, por edhe si hakmarrje ndaj PS dhe Edi Ramës.
Eshtë ajo ndjenja e ekzaltimit e të pafuqishmit, e të pamundurit dhe e të pashpresit, që e kemi njohur herët si qytetar të një shteti të vogël, kur të tjerët godasin e mundin më të pamundurin prej nesh, e që ne e duam aq shumë vetë por nuk e realizojmë dot. Duke qenë se nuk e rrëzuan dot Edi Ramën as me protestën “e madhe” të shkurtit, as me të marsi dhe as me atë të prillit, mendojnë se duke përdorur dhunë, do kenë një mundësi që të hakmerren përpara fillimit edhe zyrtarisht, të fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit.
Duke qenë se as nuk e “tronditën”, as nuk e “shokuan”, as nuk e “shembën” dhe as nuk e “përmbysën” qeverinë socialiste duan dhunë. Meqenëse nuk ia dolën as duke djegur mandatet, as duke dalë nga Parlamenti, as duke krijuar aleancën për të mos hyrë në zgjedhjet lokale dhe as duke ndaluar opozitarët e tjerë që të bëhen pjesë e procesit, besojnë se duke përdorur dhunë do i hapin disa plagë të reja zjarri, tymuesesh, thyerjesh dhe bojatisjesh institcioneve, do hakmerren ndaj Kryeministrit.
Si rrallëherë më parë, Ambasada e SHBA por edhe të tjerë, kanë njoftuar që tani se “në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive.”
Nisur jo vetëm nga këto radhë, por edhe nga informacione në rrugë të tjera si dhe duke parë ekzaltimin e mediave opozitare, kupton se është programuar nga organizatorët dhe udhëheqësit e protestës, që ndoshta të ketë dhunë. E që kjo të ndodhë, nuk është e vështirë. Lehtësia e gjetjes së disa militantëve syerrët apo njerëzve të tjerë të paguar, për ta realizuar këtë skenar, është e papërballueshme. Por, ato që duhet llogaritur që tani janë pasojat që ato sjellin, për lidershipin e forcave politike që i inspirojnë, i lejojnë dhe i frymëzojnë.
Si çdo e keqe sado e madhe e ka një të mirë, në këtë rast aktet e dhunës nëse ndodhin, do të jenë treguesi më i mirë për gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët për të parë tek lidershipi i opozitës sonë, se sa të dëshpëruar janë. Sesa të pashpresë. Sesa të gabuar janë në rrugën pa rrugë ku e kanë futur veten dhe atë pjesë të popullit opozitar, që besojnë tek ata.
Sepse gjithkush di që ta lexojë dhunën, si vazhdimin e politikës me mjete të tjera. Mjete këto, që mund të jenë instrumente për arritjen e qëllimeve për këdo tjetër, përveçse jo për parti, grupime dhe lëvizje politike në sisteme demokratike funksionale. Dhe fundi i atyre, siç e ka vërtetuar historia, dihet me siguri tashmë. Ndaj përdorimi i dhunës në protestën e së shtunës së 11 Majit, do të ishte akti i fundit i një dështimi të paralajmëruar për PD, LSI dhe aleatët e tyre përpara daljes përfundimtare nga sistemi politik i vendit.
Sepse të përdorësh dhunën në një protestë opozitare, në këtë rast do të thotë se thjeshtë ke firmosur me dorën tënde, çertefikatën e vdekjes së raportit tënd me popullin. Nëse ti ke mbështetjen popullore siç pretendon, ti imponohesh për çdo qëllim politik që do të arrish, me forcën e saj të jashtëzakonshme. Në mungesë të legjitimitetit, ligji i kompensimit të detyron që ti drejtohesh, akteve të dhunës. Duke vërtetuar me anë të kësaj, edhe publikisht, se aksioni yt ka rënë përfundumisht!
Si bashkeatdhetari, tuaj, u bej thirje vellezerve dhe motrve shqiptare, protestoni, paqesisht dhe jo, sic kerkojn Berisha, Basha monika e kusare e zagare qe kan kohe qe ulurasin e ekrkojn dhune, armatosje, trazira , vetem e vetem ne emrin e popullit te marin pushtetin, parlamentin ne tavoline.
Mos haroni vellezer dhe motra se SHqiperia esht vend i NATOS, kandidat per ne BE, Disa here SHBA, Brukseli dhe shtetet mike te vendit tone , kane theksuar se, Qeveria, Parlamenti, jan te ligjeshem dhe kjo qeveri dota coi vendin ne BE.
Keta qe ciren e u mashrtrojne as kan patur dhe as kane hallin , tuaj. kane vetem nje hall, te vine sa me pere ne pushtet, per ti shpetuar ndeshkimit, dhe te shtojne pasurit qe kane vene ne kohen kur kan qeverisur, si PD ashtu dhe LSI e Ilir Metes.
Si gjithnje policia e shtetit te ruaj gjakftotesin, por nese dhunohet e qellohet me mjete te forta mbi policine, perdoren mjete piroteknike te ndaluara me ligj, synohet te demtohet prona shteterore dhe ajo private , duhet perdorur pa hezitim te gjitha mjetet qe parashikon ligji dhe mos ndikohet nga presjonet e shantazhet qe bejne inicjusit e PD dhe LSI. Bile nese vazhdojn te nxisin apo, te qendrojn indiferent, ndaj falangave, rrugaceve, qe mund te kryen akte dhune, e veprime te jashteligjeshme, te mern ne rajonin epolicis edhe me force, poqe se kundeshtojne policiene, te ndalohen dhe hetohen.
Keshtu veprohet ne te gjitha vendet perendimore, te BE, SHBA e kudo kur shkelen ligjet dhe kushtetuta. Demokracia nuke eshte anarshi.
Drejtesia, ashtu sic eshte , te mos veproi si me Klevis balliun, qe u suall si bandit e rrugac, duke dhunuar policin, beri thirje per armatosje te qytetareve, kercenoi e shau publikisht, policin e
shtetit, qeverin, dhe gjukata e la te lire me kusht paraqitje, kur ai duhej te ishte ne qeli dhe te denohej, nderkohe qytetar te thjesht jan ndaluar e denuar edhe pse skan bere kaq shkelje ligjore sa ky moster.
Mos u genjeni vellezer PD – duke perjashtuar nje kohe shume te shkurter ne fillim te krijimit te saj ne pjesen me te madhe te jetes se saj ka qene shume larg nje Partie te vertete Demokratike. Qe te kuptosh se sa demokratike ka qene mund te jete PD nese vejn ndonjehere ne pushtet shiko se sa demkratike eshte ajo ne funsionimin e saj te brendshem. Forumet e saj qe ne shume raste nuk mblidhen fare jane teresisht fallco dhe cdo gje komandohet nga Njeshi.Per zgjedhje te verteta as qe behet flale. Fituesi eshte i pravendosur .
Prej shume kohesh PD e ka kuptuar se nuk ka me mision e se nuk ka mbeshtetje ne masat e gjera te popullit prandaj dhe nuk te cudit fakti se se eshte disa kohe me vonese ne krhasim me popullin ndaj duke mos pasur nje kauze i bashkohet cdo halli te njerezve te thjeshte.Por partite nuk jane per te zgjithur halle por per te hapur vizione per vitet qe do vijne e per te qeverisur vendin ne baze te programeve politiko -elktorale. Por PD eshte shume larg ketyre ndaj eshte kthyer ne grupim parmilitar i gatshem per tu bere militar ne rastin me te pare. Eshte ne grahamat e fundit nuk ka shance te vije ne pushtet me vote ndaj po del malit njelloj si Balli dje. Edhe bufi e di qe eshte humbur dhe e destnuar te zhduket. Vetem nje opozite e forte demokratike me vizion modern e perendimor do jete nje alternative reale per vendin dhe konkurruese me qeverine ne pushtet. Jam i bindur se shume shpejt do te shoihim forca te reja qe do jene alternativa te sigurta per te qeverisur vendin.
Une nuk protestoj. Luli nuk mfut ma ne liste. Po bahem me Nardin Ndoken, asht dijetar i madh ky .
Itash jam tuj pi kafe me Dor Kajellin, a po na urdhnoni. Ne Gjuhadol jena, te ky bari afer shpis teme. Hajdeni ma !