FOTOT: Gjendet i groposur në fushë një qyp me monedha të shekullit 4

11 Maj 2019, 14:08Lifestyle TEMA
FOTOT: Gjendet i groposur në fushë një qyp me monedha të

Një grumbull i madh monedhash të lashta romake u gjet nga dy persona në Britani, në atë që besohet të jetë zbulimi më i madh i këtij lloji në vend. Bëhet fjalë për më shumë se 3 mijë monedha bakri të futura brenda një qypi qeramike dhe të groposura në një fushë në Lincolnshire.

Ekspertë thonë se këto monedha, të cilat i përkasin shekullit të 4, janë sasia më e madhe e këtij lloji, e zbuluar ndonjëherë më parë në vend.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, bazuar në përllogaritjet paraprake dhe vlerësimet e thesareve të ngjashme të gjetura më parë, besohet se vlera e tyre është rreth 15 mijë paund.

Monedhat, të cilat u gjetën në një gropë ovale të veshur me gurë gëlqeror, janë shpallur tashmë zyrtarisht thesar. Arkeologët besojnë se ato mund të jenë groposur si pjesë e një ceremonie.

Aktualisht ato po ekzaminohen nga Muzeu Britanik dhe do të vlerësohen nga një grup i pavarur ekspertësh.  Zbulimi në fjalë u bë në vitin 2017-të, por vetëm tani, kur u vërtetua autenticiteti i tyre, u shpall thesar dhe u bë publik lajmi për gjetjen e tyre.

2 komente në “FOTOT: Gjendet i groposur në fushë një qyp me monedha të shekullit 4”

  1. VERI says:

    Zbulim i madh ..! Lajme shume te vlefeshme sot, para ndeshjes BERISHA – RAMA ..!

  2. loni says:

    ore mashtrusa,po me cfare makineri i shtypen keto monedha para 1600 vjetesh e kusur,ato mire qe nuk shkruajne EURO,apo REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE,po qysh ja fusin si pallosha keta britaniket vetem qe vetem te kene dicka te veten qe te jete e lashte se ngelen duke u hapur bythve me guret qe i kan vjedhur grekut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje