Fuga: Më 21 janar 2011 policia vriste protestues, sot i shpëton ata nga flakët

11 Maj 2019, 22:16Politika TEMA

Drejtori i Informacionit në Kryeministri ka reaguar përmes Twitter, duke komentuar protestën e dhunshme të PD-LSI.

Endri Fuga sjell në vëmendje 21 Janarin kur forcat e Gardës së Republikës vranë katër protesues paqësorë.

“Në vitin 2011, kur Basha ishte ministër i Brendshëm, ai urdhëroi policinë e tij të qëllonte dhe të vristë 4 protestues paqësorë.

Sot, policia shpëton protestuesit nga flakët e bombave molotov që mbështetësit e Bashës hedhin ndaj godinës së qeverisë” – shkruan Fuga në rrjetet sociale.

2 komente në “Fuga: Më 21 janar 2011 policia vriste protestues, sot i shpëton ata nga flakët”

  1. ¬ says:

    E 30-ta protest e dhunshme e PD-së. Se kuptojm përse kjo urrejtje ndaj Shqipërisë.

  2. Titi says:

    Foli dhe Gebels.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje