Kronologjia: Përplasjet e Dollapit me policinë dhe problemet e shëndetit, për të cilat veç ai nuk u kujdes

12 Maj 2019, 11:34Politika TEMA

Sa mund të konsiderohen normale, veprimet e një njeriu që ka probleme të tilla? Si është e mundur që një person që në polici pretendon se ka dobësi shëndetësore, vetëm pak orë më herët ishte në vijën e parë të luftës së kryetarit të tij, duke marrë gura dhe goditur policët? Si mundet që një zyrtar i lartë të transformohet befas, nga “komandanti trim” i grupit të zjarrit të PD, në “të sëmurin” që i kërkonte policisë “t’mos ia vinte re” se kishte dhimbje në gjoks? A ka gjasa që të jetë i sëmurë një zyrtar partie që, pasi vë në lëvizje fytyrëmaskuarit që e ndjekin pas me molotovë, të nisë një galop të atillë, sapo sheh që ushtarët e kanë braktisur dhe përballë ka policët që ruajnë ligjin dhe institucionet?

Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme në orët e vona të natës së djeshme, atëherë kur pjesa më e madhe e qytetit, dhe Shqipërisë kishin rënë në gjumë. Domethënë, ajo pjesë që nuk ka fatin të banojë pranë godinës së Parlamentit apo Drejtorisë së Policisë, ku shashkat dhe molotovët e militantëve të Bashës, ua bënë gjumin të pamundur në këtë fundjavë.

Sebepi ishte Sahit Dollapi. Po çfarë ndodhi me ish drejtuesin e OSSH dhe OSHEE, në një nga periudhat më të zeza të këtij institucioni, kur galopi i korrupsionit mund të krahasohej vetëm me vrapin e Sahitit tek i largohej policisë?

CV-ja e mbushur me afera korruptive e Sahit Dollapit, e ka ndihmuar të kualifikohet dhe të emërohet nga Lulzim Basha Sekretar Organizativ të Partisë Demokratike. Vetëm se, dje në protestë, në përballjen me policinë, vetëm si i tillë nuk u shfaq Dollapi.

Po çfarë bëri dje Sahit Dollapi, që Lulzim Basha e shpalli “hero”, dhe opozita e bashkuar e vuri në qendër të kauzës “madhore” për të rinisur protestat sot dhe të hënën?

Pamjet filmike të televizioneve treguan Sekretarin Organizativ të Bashës, në orët e para të protestës para godinës së Kryeministrisë. Në të njëjtën kohë që kryetari i tij u drejtohej militantëve me zërin që sa vinte e mekej, Sahiti kërcënonte dhe shante policët, ulej përtokë dhe merrte gurë, për t’i goditur më pas në drejtim të tyre. Dhe e gjithë kjo, në një moment kur situata pranë koordonit të policisë ishte relativisht e qetë. Përplasjet e militantëve trup më trup me policët, nisën në fakt, menjëherë pasi Sahiti dha kushtrimin me këto veprime.

Më tej, Sahiti u zhduk nga kamerat për pak kohë. U zhduk nga kamerat por jo nga ngjarjet. Sepse Sekretari organizativ vazhdoi të bëjë rolin që i është ngarkuar këto kohë: “komandant” i grupit të zjarrit të Lulzim Bashës, që udhëzonte fytyrëmaskuarit e PD-së të lëshoheshin me molotovë dhe shashka kundër policisë. Sahiti është gjithashtu përgjegjës për furnizimin me bazë materiale të këtij grupi zjarri – shishe, benzinë, fitila, fishekzjarre, kapsolla, shashka – bazë e cila përgatitet në zyrat e SHQUP-it.

Në një moment, kur grupit të zjarrit i mbaroi baza materiale, Sahiti me kundragaz në dorë, shkoi të përballet me policinë. Vetëm se këtë herë, përballë nuk kishte kordonin policor përpara Kryeministrisë, por Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat kishin marrë në kontroll një institucion të rëndësisë së veçantë, që në ato momente po synohej t’i vihej zjarri nga “komandant” Sahiti dhe grupi i tij i guerrilasve.

Normalisht, nga një Sekretar Organizativ, do të pritej që të hiqte maskën, të identifikohej, të komunikonte me policin dhe të largohej. Pamjet tregojnë Sahitin që përpiqet të vërë maskën, dhe policin që me një edukatë të pazakontë për momentin e tensionuar i kërkon të largohet. Sahiti nuk largohet, por vazhdon të shfryjë. Vetëm se, kur sheh të afrohen forcat speciale, trimëria e Sahitit ia lë vendin një veprimi sa të pazakontë për një zyrtar partie, aq edhe QESHARAK.

Dollapi, që më vonë në polici do të ankohej për dhimbje gjoksi, për pacemaker, për probleme me shëndetin, nis një vrap me të katra. Në çdo vend të botës, në Amerikë, kudo, në një situatë të tillë policia që sapo ka dhënë urdhër, do të dyshojë automatikisht për arsyet që një person i gjendur në mesin e një situate guerriljeje, “ia fut vrapit”. Dje, policisë nuk iu desh shumë mund për ta ndaluar, sepse Sahiti u pengua me këmbët e veta, dhe më pas u kap nga policët dhe u dërgua në komisariat.

Vetë Sahiti kur ndodhej në komisariat, por edhe Presidenti Ilir Meta, u kujdesën të bëjnë të njohur problemet me zemrën, faktin që ka kryer bypass-e etj. Por pyetjet që lindin janë: Sa mund të konsiderohen normale, veprimet e një njeriu që ka probleme të tilla? Si është e mundur që një person që në polici pretendon se ka dobësi shëndetësore, vetëm pak orë më herët ishte në vijën e parë të luftës së kryetarit të tij, duke marrë gura dhe goditur policët? Si mundet që një zyrtar i lartë të transformohet befas, nga “komandanti trim” i grupit të zjarrit të PD, në “të sëmurin” që i kërkonte policisë “t’mos ia vinte re” se kishte dhimbje në gjoks? A ka gjasa që të jetë i sëmurë një zyrtar partie që, pasi vë në lëvizje fytyrëmaskuarit që e ndjekin pas me molotovë, të nisë një galop të atillë, sapo sheh që ushtarët e kanë braktisur dhe përballë ka policët që ruajnë ligjin dhe institucionet?

Janë të gjitha pyetje që duhet të ngrihen, përballë atyre që po përpiqen në këto orë të injorojnë luftën guerrilase që Sahiti me shokë i bënë shtetit dje, dhe të flasin vetëm për “heroin” që i dha Lulzim Bashës, arsyen për të dalë dhe një herë në protestë. (Lexo)

 

25 komente në “Kronologjia: Përplasjet e Dollapit me policinë dhe problemet e shëndetit, për të cilat veç ai nuk u kujdes”

  1. një says:

    Sahiti dhjeu në brekë dhe shkau në mutin e vet ,sepse dhjeu aq shumë sa që mbushi sheshin sepse ju derdh “përsheshi” nga këmba e pantallonave ,brekët e tradhëtuan të shkretin Sait ,TURP e faqja e zezë për partinë si mëmë që e lindi të shkretin sekretar të PD ,P D tjetërën protestë t’i paisë me bebelino

  2. Berti says:

    Nuk duhet liruar nga burgu ky kafshe pylli, Ti jeoet denin maksimal dhe gjoba mbi denimin gjaba te majme qe ti paguaj me parate e vjedhura kur ishte drejtor be KESH.

  3. Kaonia says:

    Folini rames dhe lalit ju te temes se e ngopen Sahitin me tendera.Eshte i vetmi qe nuk ka konkurent ne biznesin e tij pasi c nuk ka bere kur qe ne pune tani eshte po ky qe eshte bere njeshi per paisjet e ujsjellsave.

  4. Pedro i ri says:

    Pune katunaresh, hajdutesh. E vetmja aftesi e tyre eshte vjedhja e fondeve publike.

  5. xxx says:

    Luli duhet marre masa ta zevendesoje kete rim krenar por te dhjere, se pd u turperua ne menyre dinjitoze.

  6. Futja kot says:

    Pune malokesh. Duan ta bejne Tiranen si Tropojen.

  7. Haha says:

    Bejeni dollapin SENDYK…..TE VERE MEND….BAJGA..

  8. jajo says:

    Malok hesapi, jo vetem Tirane, po dhe ne bote kane lene nam

  9. Jud Demokrati says:

    Me frikacak sesa shqiptart s ka
    E ka tregu koha e Dulls,kur krejt shqiptart ju vun n rresht nji njeriu si pulat e kotecit qe i shtrojn bythen kaposh kokosh gjel kendezit te qymezit dhe ai “heroikisht” i pallon nji nga nji.
    Ky dollap qymezi merito titullin e “trimnis” shqiptarqiq i nershem.
    Le t ja vari ilir meta n qaf si kollare kollovari.

    1. moni says:

      Daku nuk i paske mor antidepresivet sot!

  10. Studenti 1 says:

    Boll ma me tolerime. Grumbulloni faktet, kopsitni akuzen dhe jepni ate qe i takon te marre ketij “trimit” te Salehut……..prapa hekurave.
    Gjarprin po e zure, tregoji vendin se ndryshe te zen dhe te helmos.

  11. Ky hajdut ordiner po lufton qe te behet drejtor dhe heronjt nuk pyesin se vdesin ne fushen e betejes.
    Per saliun dhe lulyshen,dollapi del nga dollapi

  12. EU says:

    duhet fut ne burg ky maskara Dollapi edhe i ndyre dhe frikacak

  13. Edi Durres says:

    PO ì kerkohet kthimi i ndereve qe Sali kafsha i dha shpellareve sikur Shqiperine tja kishte lene Sheqerja e Rames te gjithe te pagdhendurve qe ngriten dy gishta thonjpaprere..

  14. ZAGAR I PD-SE says:

    Degjo ti more jurist i pd-se,i quajtur Gjata,mos ha mut se ti je fashisti me i ndyre shqiptar,me zagar, te gjithe ju koken keni per te ngrene do ta shikoni fundin tuaj se cfare do tu ndodhi, te gjithe kriminelat,koken kan per te ngrene qe nga plaku i shemtuar deri tek ti zagar i ndyre.

  15. ¬ says:

    Kanë miliona euro ekonomi dhe kërkojn të vdesin. Depresivët në shtëpi.

  16. Gora says:

    Pse o Sahit nuk ndenje pas Lulit apo ishe me trim ti?.Pastaj trimat sja futin vrapit.po te ishe burre rrije aty, e I shkreti ti po ai nderrove pantallonat se kjo luft e tret zor se perballohet.

  17. Emiljano says:

    Shkrim i saktë… Por kisha një pyetje nëse mund të përgjigjet dikush… Përse këta hajdutë të Shqipërisë vazhdojnë të dëmtojnë Shqipërinë edhe nuk futen brenda???? Përse nuk zbatohet ligji tek këta???

    1. artan kurti says:

      Mbulojne mutin e njeri tjetrit.Vjedhjet vrasjet etj.

  18. Faqezi says:

    Lulzimi duhet arrestuar per ideim dhe nxitje te dhunës me bomba dhe flakë. Ne Amerikë dhe Europë të arrestojnë vetëm se kane informacion për përdorim dhune dhe mjete shpërthyese. Në asnjë moment nuk pamë tu bënte thirrje militantëve te grupit te zjarrit të tërhiqeshin. Përkundrazi ai fliste buum bombat në derë të kryeministrisë.

  19. Zylo says:

    Eh mor Edvin Rama e shkaterruat fare kete vend. Ti ben si kur mbron shtetin dhe maloku i agjentures serbe digj e vidh kete vend.Burracak dhe llapaqen keto jane fjalet per ty sot per sot.Te te vije Dollapi e tju mbledhi si mizat.Kaq te pa fuqishem jeni te vije nje person qe kryen transfusine gjaku t’ju mbledhe ne rrjesht.Turp per ju dhe ata qe ke perqark

  20. Ce says:

    Ky funderrine që mbrëmë vrapoi si frikacaku me i madhe në botë duke turpëruar përjetë veten e tij dhe krahinën e Tropojes kur ishte drejtor tek OSHE ,ja u thoshte drejtorëve rajonale: me sillni lista me emra specialistësh socialiste se do ti firmos me bythe pa i parë fare , që ti pushoj nga puna se po na rrijnë militantët tanë pa punë rrugëve. Dhe ashtu bëri pushoi me qindra specialistë dhe e mbushi Oshe- në me militantë partiakë që dinin vetëm të ngrinin 2 gishta lart dhe të spiunonin socialistët. Mallkuar qoftë dita që ai erdhi në Oshe dhe lekët që fitoi nga shitja apo falja që i bëri cekeve për një copë bukë të oshe i beftë ilaçe për trupin e tij. Sekretari i rinisë komuniste në Tropojë ka mbajtur në krahë bustin e Enver hoxhes kur në Tiranë e rrëzuan. Ky është gangsteri që promovoi familja Berisha për të ndarë paret e vjedhura bashkë.

  21. Çeço selimi says:

    Sahit! Lutju Zotit qe mbete gjalle,por perseri do te kishe fatin e “madh ” se Luli do te bente “Deshmor te demokracise ” dhe per çdo vit do te derdhnin lot tek….! Kush te beson ty qe vrapoje aq shume ,te ishe i semure ! Vetem nje te besuar ke : Presidentin Ilir Meta !!!!

  22. astrit shba says:

    Ne vend te Dollapit qe eshte me 3 bajpase neser duhet te jete ne krye te sulueve te zjarrit, sekretari tjeter Clirim Gjata,ky eshte trim i cartun prej shkodre i ka ngjare te atit dhe sali vicidollit me kete PD ja do te shkoje perpara dhe Edi Ramen do ta te terheqi prej zhelesh mona leshelise per ta hedhur ne lane .Por pastaj do te grinden mona dhe lulja per postin e edi rames kete gje mund ta ndreqe shkolle shumi Petrit Vasili dhe ylli majmuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje