“Sulmi ndaj Borchardt, njollë për partitë që përdorin dhunën për vota”

12 Maj 2019, 18:00Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar aktet e kërcënimit ndaj kreut të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernard Borschard, ndodhur gjatë natës në ambientet e apartamentit të tij.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Veliaj e konsideron atë një sulm vandal dhe frikacak dhe që mbi të gjitha bie ndesh me traditën shqiptare të mikrpitjes.

“Sulmi vandal ndaj ambasadorit gjerman të OSBE në Shqipëri nga disa frikacakë, në prag të presidencës sonë të OSBE është një njollë për ato parti politike të cilat përdorin dhunën për të kompensuar mungesën e votës. Kjo bie ndesh me normat tona të mikpritjes, ne jemi më të mirë se kjo!”, shkruan Veliaj.

Gjatë natës së djeshme persona të paidentifikuar shkruan me bojë në muret e banesës së ambasadorit Borschard mesazhin “Turp për ju”.

Ky sulm erdhi pas deklaratës që bëri Prezenca e OSBE-së në Tiranë në lidhje me protestën e opozitës, ku dënoi dhunën në protesë.

2 komente në ““Sulmi ndaj Borchardt, njollë për partitë që përdorin dhunën për vota””

  1. ¬ says:

    OSBE dhe BE të shmangin mendimet e tyre me pakujdesin e opozitës. Të lyhet muri i shkaravitur sa më parë.

  2. Leqi says:

    Sulmi ndaj Borshardit eshte kurdisur nga Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje