Gazetari kritik me Erdoganin, masakrohet në Turqi

13 Maj 2019, 09:35Bota TEMA

Javuz Selim Demirag, i njohur si kritik i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, është masakruar.

Ai u rrah nga një grup personash nën rrethana ende të pasqaruara, njofton gazeta turke Yenicag.

Gazeta shkruan se kolumnisti i saj Demirag është rrahur me shkopinj bejsbolli, ndërsa u sulmua nga pesë deri në gjashtë persona.

Shkaku i sulmit është ende i panjohur.

Incidenti ndodh në një kohë të tensioneve të larta mbi vendimin e Komisionit Suprem të Zgjedhjeve të Turqisë për të zhvlerësuar rezultatet e zgjedhjeve të kryebashkiakut në Stamboll.

Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e Erdoganit pretendon se fitorja në Stamboll është marrë me mashtrime, ndërsa opozita thotë se presioni i qeverisë ndaj Komisionit Suprem Zgjedhor është i dukshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje