Trump "presion" Kinës: Negocioni tani, do të jetë më e vështirë pas 2020

12 Maj 2019, 16:41Bota TEMA

Donald Trump këshilloi Kinën për të arritur sa më shpejt një marrëveshje tregtare, pasi situata mund të përkeqësohej edhe më shumë nëse negociatat do të vijonin gjatë mandatit të dytë të mundshëm si presidenti i SHBA-së.

Si rezultat i konfliktit tregtar që ka vënë përballë Uashingtonin dhe Pekinit, mbi 250 miliardë dollarë importe do ti nënshtrohen tarifave doganore ndëshkuese, dhe të premten ato u rritën nga 10 në 25% mbi 200 miliardë dollarë.

Donald Trump urdhëroi nisjen e procedurës për të vendosur gjithashtu tarifa doganore mbi rreth 300 miliardë importe kineze.

Nëse vendoset , kjo rritje e re me shumë mundësi do të hyjë në fuqi pas disa muajsh, por shërben për të ushtruar presion ndaj Kinës në negociatat e vështira tregtare në proces.

1 komente në “Trump “presion” Kinës: Negocioni tani, do të jetë më e vështirë pas 2020”

  1. ¬ says:

    Dikur flitej për luftë ndërsa tani për kontrata., një hap i rëndësishëm diplomatic. Mondializimi do jetë formalitet nga inteligjenca vijuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje