Pentagoni rrit presionin ushtarak ndaj Iranit

11 Maj 2019, 12:16Bota TEMA

Pentagoni njoftoi sot dërgimin në Lindjen e Mesme të një luftanije që transporton mjete kryesisht avionë amfibë dhe një bateri të raketave Patriot, që do ti bashkohet aeroplanmbajtëses  “USS Abraham Lincoln”  përballë kërcënimeve për sulme të mundshme nga ana e Iranit, raporton ata.

Situata e tensionuar me Iranin ka detyruar SHBA-në të dërgojë një luftanije të dytë në Lindjen e Mesme, për t’iu bashkuar kështu një aeroplanmbajtëseje të dërguar atje vetëm pak ditë më parë.

Luftanija ‘’USS Arlington’’ e shoqëruar me marinsa në bord, e cila transporton kryesisht mjete amfibë, pajisje konvencionale për uljen e avionëve, helikopterë do t’i bashkohet “USS Abraham Lincoln” në Gjirin Persik.

‘’Këto pajisje do t’i bashkohen grupit të sulmit të aeroplanmbajtëses ‘’USS Abraham Lincoln’’ dhe avionëve specialë bombardues të Forcave Ajrore amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme në kundërpërgjigje të indicieve për një përmirësim të përgatitjeve të iranianëve për kryerjen e operacioneve ofensive ndaj forcave amerikane dhe interesave tonë’’,  njoftoi duke argumentuar këtë veprim, sekretari amerikan i Mbrojtjes në një komunikatë.

1 komente në “Pentagoni rrit presionin ushtarak ndaj Iranit”

  1. VERI says:

    e nese ketu do shkojne te vriten bijte e Shqiperise , per atdheun e bejne ..? Mos se do na cmendni . nuk jemi pa mend ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje