Conte: Është iluzion optik. Italinë nuk e drejton Salvini, por unë

10 Maj 2019, 21:23Bota TEMA

Në Itali, zv.kryeministri dhe ministër i Brendshëm, Matteo Salvini, ka pjesën më të madhe të vëmendjes mediatike.

Por për kryeministrin Giusepe Conte, njeriu që i merr vendimet është ai vetë.

“Ideja se qeverinë e drejton Salvini është iluzion optik. Drejtoj unë”, ka thënë Conte për spanjollen “El Pais”.

“Salvini është kreu i Lega-s, njëra prej forcave të koalicionit qeverisës.

Është një ministër i Brendshëm dhe zv.kryeministër me të cilin kam pasur përplasje dhe takime në Këshillin e Ministrave ku bën pjesë edhe Di Maio.

Salvini është bashkëudhëtar me të cilin përballem qetësisht”, ka thënë ai.

Në mediat ndërkombëtare, Salvini portretizohet si ministri që sillet si kryeministër, por për Conten kjo është thjesht çështje imazhi.

“Nëse bie më shumë në sy imazhi i Salvinit, i cili ka jnjë aftësi të madhe komunikuese dhe e bën të duket sikur në qeveri komandon ai, ky është iluzion optik.

Drejtimin e qeverisë e kam unë dhe Salvini e Di Maio janë zëvendësit dhe liderët e dy forcave që e përbëjnë qeverinë”, ka thënë Conte. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje