Djali i Carla Brunit, në krye të lëvizjes Frexit

10 Maj 2019, 09:40Bota TEMA

Djali i gruas së ish-presidentit Sarkozy, Aurelien Enthoven, po kërkon të udhëheqë Frexit, pra daljen e Francës nga BE, duke qenë një lloj Nigel Farage i Brexit-it në Britaninë e madhe.

Një çunak 17-vjeçar, nga ata që ndryshe në shqip quhen dhe buzëqumësht, ai ka nisur një fushatë në emër të Unionit Popullor Republikan (UPR), të cilin Politico e përshkruan si një parti nacionaliste që mbron tërheqjen e Francës nga Bashkimi Europian.

Më një 1 maj, Aurelien Enthoven u shfaq në një tubim të kësaj force duke mbajtur veshur një T-shirt ku shkruhej “Going out means going out”.

“Kam pasur një përshtypje ë keqe të UPR-së, mendova se ata ishin një lloj komplotistësh”, tha Enthoven, duke shtuar se pozicioni i tij kishte ndryshuar pasi dëgjoi pikëpamjet e kreut të partisë.

Sipas sondazheve, UPR gëzon më pak se një përqind të mbështetjes në Francë.

Enthoven është djali i këngëtares Carla Bruni, gruas së Sarkozisë dhe filozofit Raphael Enthoven.

1 komente në “Djali i Carla Brunit, në krye të lëvizjes Frexit”

  1. Kallaman says:

    Kurse n shqipni kemi Sal Bjondin lider te Albexit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje