Europarlamenti në shifra: Buxheti vjetor dhe kostoja për qytetarët europianë

9 Maj 2019, 13:58Bota TEMA

Tre seli, gati 8 mijë funksionarë, mes të cilëve punonjës të përkohshëm dhe me kontratë dhe një buxhet prej 2 miliardë eurosh për vitin 2019. Këto janë shifrat e Europarlamentit të këtij viti.

Ky institucion, i vetmi që zgjidhet me votë direkte nga qytetarët, ka funksionin më të rëndësishëm: sigurimit i legjitimitetit demokratik të Unionit nëpërmjet rolit kyç që ka për miratimin e shumicës së normativave evropiane dhe kontrollit që ushtron mbi të tjera institucione të Unionit.

Pjesa më e madhe e organeve të Parlamentit përbëhet nga gratë (rreth 55%). Belgjika është vendi më i përfaqësuar, e ndjekur nga Franca, Italia, Spanja dhe Gjermania. Rreth 9% e personelit punon për grupet politike.

Selitë e Europarlamentit janë tre: Strasburgu (selia kryesore), Brukseli dhe Luksemburgu. Prej 29 zyrave në të cilat punohet për Europarlamentin, 18 ndodhen në Bruksel, 6 në Luksemburg dhe 5 në Strasburg, ku zhvillohen 12 seanca plenare në vit.

Një studim i kryer në vitin 2013 nga vetë Parlamenti ka vlerësuar në 103 milionë euro kursimin vjetor që mund të arrihej nëse e gjithë veprimtaria e Europarlamentit do të transferohej nga Strasburgu në Bruksel (me çmimet e vitit 2014). Por një lëvizje e tillë do të kërkonte ndryshimin e traktateve dhe janë qeveritë e vendeve ato që propozojnë dhe vendosin.

Europarlamenti ka një buxhet të veçantë, që për vitin 2019 është 1,999 miliardë euro. 44% e buxhetit shërben për të mbuluar shpenzimet për personelin, sidomos për pagat. Këtu përfshihen edhe shpenzimet për përkthimet brenda dhe jashtë PE.

Ky zë i buxhetit ka një rëndësi të veçantë, pasi është thelbësore që të gjithë qytetarët evropianë të kuptojnë normat e miratuara nga Europarlamenti, pasi kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi jetën e tyre të përditshme.

Shpenzimet e eurodeputetëve thithin 22% të buxhetit dhe përfshijnë pagat dhe shpenzimet për zyrat dhe asistentët. Për informatikën dhe telekomunikacionin, në vitin 2017 është përdorur 17% e buxhetit, ndërsa shpenzimet për zyrat përbëjnë janë 13% të totalit.

Parlamenti Europian i kushton çdo qytetari të unionit 3,96 euro në vit. Pas largimit të Britanisë (me 65 684 milionë banorë), kontributi do të rritet në 4.56 euro për çdo qytetar europian. (TemA TV)

1 komente në “Europarlamenti në shifra: Buxheti vjetor dhe kostoja për qytetarët europianë”

  1. ¬ says:

    Na duhen 3 miliard euro për 2009-ën nga BQE (banka qendrore e Evropës), kemi projekte për financim dhe mirmbajtje digasteri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje