BE thirrje Iranit të përmbushë zotimet e marrëveshjes bërthamore

9 Maj 2019, 12:27Bota TEMA

Bashkimi Evropian (BE) sot i bëri thirrje Iranit të përmbushë zotimet nga marrëveshja bërthamore, në një deklaratë të përbashkët nga Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, transmeton Anadolu Agency.

“Mbetemi plotësisht të përkushtuar për ruajtjen dhe zbatimin e plotë të Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPoA), që është një arritje kyçe e arkitekturës globale të mos-përhapjes bërthamore, që si e tillë është në interesin e sigurisë të të gjithëve”, thuhet në kumtesë.

Të tre vendet e lartpërmendura i kanë bërë thirrje Iranit të përmbushë zotimet e marra duke refuzuar çdo “ultimatum”, thuhet në njoftim, në të cilin thuhet më tej se vendet do të vlerësojnë përputhshmërinë e Iranit me zotimet që ka marrë në kuadër të JCPoA-së dhe Marrëveshjen e Mospërhapjes.

Marrëveshja historike e arritur mes Iranit dhe grupit të shteteve P5+1, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermania, imponuan kushte strikte për Teheranin në këmbim të heqjes së sanksioneve shumëvjeçare të impinuara nga SHBA-të.

Një ditë më parë, presidenti iranian, Hassan Rouhani, kërcënoi se do të tërhiqet nga marrëveshja nëse brenda 60 ditëve nuk plotësohen interesat e Teheranit.

Teherani zyrtar, thotë se është i gatshëm të rifillojë aktivitetet e pasurimit të uraniumit, në çdo kohë, një deklaratë e bërë nga kreu i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi.

“I bëjmë thirrje të fuqishme Iranit të vazhdojë zbatimin e marrëveshjes nën JCPoA, në mënyrë siç ka bërë deri më tani, si dhe të përmbahet nga çdo hap përshkallëzues”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë shprehur të gatshme të vazhdojnë tregtinë e ligjshme me Iranin, dhe shprehin keqardhje për ri-vendosjen e sanksioneve amerikane.

Vitin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump, tërhoqi SHBA-të nga marrëveshja bërthamore, pas çka pasoi një fushatë “presioni maksimal”, dhe imponim i sanksioneve ekonomike mbi sektorin energjetik dhe bankar të Iranit.

1 komente në “BE thirrje Iranit të përmbushë zotimet e marrëveshjes bërthamore”

  1. ¬ says:

    Pa u goditur Korea e Veriut., s’do na zë gjumi si duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje