NYT: Donald Trump nuk ka paguar taksa për 8 vjet me radhë

8 Maj 2019, 11:56Bota TEMA

Në periudhën 1985-1994, bizneset e Donald Trump kanë qenë në prag të falimentit.

Sipas “New York Times”, e cila u referohet deklarimeve fiskale të depozituara në organet tatimore të asaj dekade, bizneset e Trump-it kanë shënuar humbje në vlerën 1.2 miliardë dollarë.

Trump nuk ka paguar taksat federale për 8 prej këtyre 10 viteve të vështira për bizneset e tij.

Ai ka shfrytëzuar ligjin për sipërmarrësit, në bazë të të cilit këta të fundit mund të përdorin humbjet e tyre për të shmangur pagesën e taksave mbi të ardhurat.(TemA TV)

1 komente në “NYT: Donald Trump nuk ka paguar taksa për 8 vjet me radhë”

  1. ¬ says:

    S’ka nevojë për taksa SHBA, fuqia e parë botërore në ekonomi dhe ushtri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje