Singapori miraton një ligj të debatueshëm për lajmet e rreme

10 Maj 2019, 09:25Bota TEMA

Singapori ka miratuar një ligj kontravers kundër lajmeve të rreme, përmes së cilit Qeveria ka fituar kompetenca për të monitoruar platformat online si dhe grupet private të diskutimeve.

Kjo Qeveri tani ka të drejtë që të largojë nga platformat online deklarata që i konsideron të rreme, apo ato që janë “kundër interesit publik”.

Sipas autoriteteve, ky ligj synon të mbrojë qytetarët nga ligjet e rreme, pavarësisht pse kritikët e konsiderojnë atë si kërcënim serioz për liritë civile.

Kritikët po ashtu kanë thënë të mos jenë në dijeni se si do të zbatohet ky ligj në aplikacionet që mbrojnë të drejtën e përdoruesve për privatësi, siç janë WhatsApp dheTelegram.

Pavarësisht kësaj, ligji i miratuar është thënë se do të nisë së zbatuari në javët e ardhshme.

Qeveria ka insistuar se ky ligj nuk do të përdoret për të shënjestruar opinionet, mirëpo vetëm deklaratat e rreme që mund të shkaktojnë dëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje