Kthesa e Kishës Katolike, Papa e bën të detyrueshëm raportimin e abuzimeve seksuale

9 Maj 2019, 21:00Bota TEMA

Papa Françesku e ka bërë të detyrueshme faktin që kleri katolik të mund të raportojë raste të abuzimit seksual klerik në Kishë.

Në një letër apostolike, e cila pritet të kthehet së shpejti në ligj të Kishës, Papa e bën të qartë se çdo abuzim seksual që përfshin përdorimin e pushtetit, tashmë do të konsiderohet abuziv, raporton BBC.

Kjo shihet si një mesazh për hierarkinë e Kishës, që askush nuk do të lirohet nga ky gjykim.

Papa kishte premtuar që në muajin shkurt të marrë masa konkrete për të luftuar abuzimin.

Letra e re apostolike bën të qartë se klerikët duhet gjithashtu të ndjekin ligjin e shtetit dhe të përmbushin detyrimet e tyre për të raportuar çdo abuzim tek “autoritetet kompetente civile”.

Udhëzimet e reja u mirëpritën nga disa komentues të Vatikanit, të cilët argumentuan se ata thyen terren të ri në përpjekjet për t’i dhënë fund abuzimit seksual të Kishës.

Dekreti i Papës ka për qëllim të ndryshojë mënyrën se si Kisha heton rastet e abuzimit, thotë BBC.

Për herë të parë, klerikët dhe zyrtarët e tjerë të Kishës do të jenë të detyruar të zbulojnë çdo akuzë që mund të kenë dëgjuar. Më parë, kjo ishte lënë në ndërgjegjjen e secilit individ.

Raportet pritet të bëhen brenda 90 ditëve në zyrat në dioqezat e Kishës. Dekreti gjithashtu përcakton mbulimin e abuzimit si një kategori specifike.

Udhëheqësit e lartë të Kishës – peshkopët e saj – janë përfshirë në mënyrë specifike në këtë skandal. Kjo për shkak se në shumë raste të dokumentuara, peshkopët mbulonin krimet e priftërinjve që u raportuan atyre. Dekreti nuk ndryshon ndëshkimet për krimet e kryera.(TemA TV)

1 komente në “Kthesa e Kishës Katolike, Papa e bën të detyrueshëm raportimin e abuzimeve seksuale”

  1. ¬ says:

    Bënë kërdinë kisha duke ç’virgjëruar me dije dhe pa dëshirë moshat e vogla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje