SHBA bllokon anijen koreano-veriore

9 Maj 2019, 21:45Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfiskuar një anije të Koresë së Veriut në kuadër të sanksioneve që OKB dhe SHBA kanë vendosur ndaj shtetit komunist.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Ky veprim i autoriteteve amerikane mund të shkaktojë përshkallëzim të tensioneve mes dy vendeve.

Prokurorët amerikanë thanë se anija koreano-veriore po eksportonte qymyr.

Mirëpo, ky sektor preket nga sanksionet që OKB ka vendosur ndaj Koresë së Veriut, një masë drastike si përpjekje që shteti komunist t’i japë fund programit bërthamor.

Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokojnë një anije mallrash të Koresë së Veriut pas vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Gjatë ditëve të fundit, shteti komunist ka kryer disa teste raketore.

Në dy samitet që kanë zhvilluar presidenti Trump dhe lideri koreano-verior Kim Jong Un, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka refuzuar që të heqë apo lehtësojë sanksionet ndaj Koresë së Veriut, nëse kjo e fundit nuk shkatërron të gjithë arsenalin bërthamor që ka.

2 komente në “SHBA bllokon anijen koreano-veriore”

  1. ¬ says:

    Dhe ne e kemi një shtet fqinj budalla, që hiqet si Corée du Nord. (e kam fjalën për ata që zëvendësuan fyr me Maqedonia Veriut.

  2. sifi says:

    mendoj qe KIM MUNIU ti kerkoje ndihme KIM RRAMES do e zgjidhe menjehere problemin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje