Protestat e “Jelekëve të Verdhë” në Francë, të cilat vazhdojnë prej më shumë se 5 muaj, kanë ndikuar negativisht në turizmin e vendit, transmeton Anadolu Agency.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike (INSEE) në Francë, është shënuar rënie në vizitat e turistëve të huaj, veçanërisht në kryeqytetin e Parisit.
Theksohet se në tre muajt e parë të këtij viti është shënuar një rënie me 2,5 për qind në akomodimin e turistëve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Po ashtu theksohet se protestat për periudhën janar, shkurt dhe mars në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë shkaktuar një rënie prej 1,3 për qind në akomodimin në hotele në të gjithë vendin dhe rënie prej 4,6 përqind në rajonin e Ile-de-France, ku brenda ndodhet edhe Parisi. Ndërkohë është bërë e ditur se nuk ka ndonjë rënie në rezervimet e bëra për hotelet me 4 dhe 5 yje në vend.
Ndryshe nga hotelet, theksohet se numri i vizitave në vendpushimet e qendrave të skive larg qendrave të qytetit është rritur me 4,2 për qind.
Ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire, në muajin shkurt tha se protestat e jelekëve të verdhë kanë ndikuar seriozisht në ekonominë e vendit, ku ngjarjet e përjetuara kanë patur një ndikim negativ në rritjen ekonomike me 0,2 pikë për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar dhe tremujorin e parë të këtij viti.
Protestat e “Jelekëve të Verdhë” në Francë që filluan vitin e kaluar për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve dhe kushteve të këqija ekonomike, ku dhe më pas u shndërruan në protesta kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron, vazhdojnë në vend që prej 17 nëntorit 2018.
Ndoshta ndikon më shumë fakti që qeveria ka ulur në minimum fondet për infrastrukturën, ku në Paris gjen gropa na gjysëm metri, ku për të bërë pista për biçikleta me dy korsi i kanë kthyer rrugët e Parisit si rrugë fshati. Ku ka aq shumë trafik sa mos o zot të të duhet ambulanca se nuk arrinë kurrë në spital. Etj, etj…