WWF ngre alarmin: Me stilin europian të jetesës, burimet natyrore do të shteronin nesër

10 Maj 2019, 11:23Bota TEMA

Nëse të gjithë do të jetonin sipas stilit të qytetarëve europianë, burimet natyrore globale do të shteronin që nesër dhe do të duheshin trefishi i tyre për të përmbushur kërkesat. Sipas një raporti të publikuar dje nga WWF dhe Global Footprint Network, njerëzve u duhet një Tokë 2.8 herë më e madhe për të plotësuar nevojat.

Raporti bazohet në konkluzionet e studimit të Ipbes-OKB mbi humbjen e biodiversitetit, i cili është publikuar pak orë para nisjes së Samitit të Sibiut, në Rumani, ku liderët e BE-së do të diskutojnë për ndryshimet klimatike dhe strategjitë e Unionit.

Studimi mbyllet me një sërë rekomandimesh, si ajo për një reformë agrikulturore të përbashkët që i rimburson fermerët që kontribuojnë më shumë për mjedisin dhe objektiva si ripërtëritja e plotë e natyrës në 2030 dhe qëndrimi i BE-së në lidhje me emisionet e karbonit brenda 2040.

WWF në fund të raportit bën thirrje për:

BE të bëhet një ekonomi e qëndrueshme e klasit botëror duke përmbushur reformat për financimin e sektorit të krijuar gjatë mandatit të Juncker në krye të Komisionit Europian, që kanë të bëjnë me investimet në një ekonomi miqësore me mjedisin.

Përshtatja dhe zbatimi i buxhetit të BE-së me Marrëveshjen e Parisit. 50 % e buxhetit europian të investohet në ekonominë që nuk dëmton mjedisin. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje