Chelsea Manning, ish-analistja e inteligjencës amerikane dhe bashkëpunëtorja e Wikileaks-it, ka dalë nga burgu, ku u mbajt për 62 ditë rresht se refuzoi të dëshmonte para një gjykatësi federal.
Në vitin 2009, Manning vodhi dhjetëra mijëra dokumente ushtarake e diplomatike të rezervuara (disa prej tyre top-secret), ndërkohë që kryente detyrën e analistes së inteligjencës në Bagdad.
Materialet, ndër të cilat dhe një video ku dukeshin helikopterë amerikanë që vrisnin 12 civilë të paarmatosur, Manning ia dërgoi Wikileaks-it.
Ajo u dënua me 35 vjet burg, por u fal nga Barack Obama në vitin 2017.(TemA TV)