Për gazetarin dhe publicistin Frrok Çupi, opozita e di shumë mirë që nuk e rrëzon qeverinë dhe nuk po sulmon atë. I ftuar në studion e “Top Talk”, Frrok Çupi u shpreh se opozita jashtëparlamentare po godet Europën dhe Kombin, jo qeverinë.
“Opozita jashtëparlamentare kërkon të vijë në pushtet, ndërkohë që e di se nuk votues. Ajo ka arritur në pikën që e shumë mirë që nuk e rrëzon qeverinë. Aktet e dhunës së opozitës po godasin dy faktorë të tjerë, jo qeverinë. Opozita po godet Europën dhe Kombin”, u shpreh Çupi.
Sipas tij rruga e zgjedhur nga opozita nuk mund të pranohet nga ndërkombëtarët, sepse do të sillte pasoja të rënda edhe në Europë.
“Fakti që zgjedh këtë rrugë dhe tërheq mandatet, e ushtron dhunë ndaj institucioneve do të thotë se nëse ky fenomen do të përhapej në Europë, ajo do të ishte në gjendjen më të rëndë që ka qenë që para viteve 1600. Kjo është edhe një prej faktorëve që ndërkombëtarët nuk e mbështesin. Mund të ketë edhe faktorë të tjerë, sepse dhunohet institucioni, turizmi, individi. Nën dhunë nuk mund të ketë të drejta të individit”.
Më tej Frrok Çupi hedh poshtë pretendimet se një pjesë e përfaqësuesve të ambasadave të vendeve perëndimore janë të korruptuara për qendrimet e tyre kundër opozitës, duke theksuar se nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë do të ishte fundi i botës.
“Nëse do të bashkoheshim me idenë se ambasada e SHBA, BE, Francë, Gjermanisë etj, do të vepronin në këtë mënyrë do të ishte fundi i botës. Që do të thotë që qytetërimi perëndimor ra, demokracia e botës ra, e protokolli i shteteve ra. Nuk është e mundur që deklarata të tilla për ta njohur apo mos ta njohur aksionin e opozitës vijnë prej qendrave të tyre.
Por çfarë e shtyn opozitën që të sulmojë politikisht ambasadorin e OSBE, për qëndrimet e tij?
“Opozita është e instaluar si një organizëm anti-perëndimor. Kjo do të prodhojë një gjendje stanacioni, një gjendje të rrënimit të shtetit. Nëse kjo vijon, Shqipëria po shkon drejt anarkisë. Me një shtetet në anarki, me një europë të dobësuar, me një perëndim që se ka marrë veten nga ndryshimet e mëdha, etj. Në këtë situatë, strategjia e opozitës tenton ta rrëzojë situatën. Këtu mund të ndërhyjë SHBA, BE, por edhe Rusia apo Kina”, u shpreh Frrok Çupi, duke shtuar se dobësimi i shtetit, krijimi i një situate anarkike është e hapur, njësoj si një pacient që shtrohet në sallën e operacionit.
Sipas Çupit, qeveria ra ka përgjegjësinë e jashtëzakonshme për të mbrojtur individin. “Nuk them ta mbrojë me luftë. Por pak nga pak, them se kjo situatë prek edhe situatën”.
Për Frrok Çupin është e rëndësishme që të mbrohet Kombi.
“Për mua në këtë rast duhet mbrojtur Kombi. Këta po e çojnë Kombin në idenë e ‘Pranverës Arabe’. Po mundohen t’i tregojnë botës se ky është një komb që nuk e meriton demokrcinë”, tha Çupi.
Frok Cupi, burri qe blihet.
Burri qe ka sherbyer ne cdonrregjim,
Ish gazetari i Zerit Te diktatures:
Oer te gjithe ata qe cuditen,perse arritenm deri ketu?!
Sepse Frok Cupet akoma jane “zeri” i shqiptareve.
Uroj qe frroku i Temes t’a lejoje komentin.
Dhe vendet e kombet e ashtuquajtura te vegjel mind te japin leksione fondamentale demokracie.Dhe demokracite perendimore kane nevoje te riformatohen se mund te kene zene ndryshk. Dorezimi I mandateve apo rikerkimi I legjitimitetit te anetareve te parlamentit vecse eshte nje garanci morale me shume per mireqeverisjen, qeverisjen etike te shoqerive. Natyrisht qe procesi duhet te ezaurohet ne kushte paqeje e mirekuptimi paraprak intelektual e kombetar.
Ja thua , po kujt ja thua mor z. Frrok. Ata duan vetem nje fjali, qe te qetesohen e te heqin dore nga kjo cmenduri. Tu jepet garanci , se nuk do preken nga SPAKU. Ka kush ja u thot kete ?.
Te lumte goja e dora o Djali i Mirdites Legjendare,asaj që shume gjera i kane munguar neper shekuj, por, mendja KURR JO!
Frrok, rrofsh mor burrë , se u ka marr koka erë !
Z . Frrok,
Jeni gazetari dhe analisti me kurajoz qe ka ky vend! Duke patur si pike referimi interesat e vendit dhe te kombit,
ti ngrihesh mbi cdo influece dhe e nderton analizen tende me fakte dhe me nje gjuhe plote elegace, si askush tjeter. Publiku eshte i bindur se ti je, no doubt, pasuri kombetare e ketij vendi. Fjala jote, eshte sherbimi me i madhe qe po i beni vendit ne keto kohe kur nevojitet te shkelqeje drita e se vertetes dhe e arsyes racionale.
As your everlasting supporter, I send to you my sincere thanks and gratitute for what you are doing!