Zgjedhjet, "armikja" e Berishës në krye të misionit të ODIHR

13 Maj 2019, 15:29Politika TEMA

Opozita është duke u përgatitur për protestën e radhës duke ngulmuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit me Edi Ramën, kryeministër. Nga ana tjetër ndërkombëtarët kanë nisur përgatitjet për t’i monitoruar nga afër këto zgjedhje.

Një burim diplomatik nga zyrat e ODIHR në Poloni i tha gazetarit të Top-Channel Muhamed Veliu, se kreu misionit afatgjatë të monitorimit për lokalet e 30 qershorit do të jetë britanikja Audrey Frances Glover, një emër jo i panjohur për zgjedhjet shqiptare.

Katya Andrus zëdhënëse e OSBE dhe ODIHR, i tha Top Channel se: “ODIHR do të ketë 18 vëzhgues afat gjatë dhe ne kemi kërkuar 250 vëzhgues afat shkurtër të cilët do të monitorojnë zgjedhjet në të gjithë vendin. Ne jemi të mirëinformuar për zhvillimet e fundit dhe po bëjmë një monitorim të kujdesshëm të zhvillimeve”.

Ambasadorja Audrey Glover është një njohëse e mirë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri pasi për herë të parë në vitin 1996 ajo do të kryesonte misionin afatgjatë të vëzhgimit.

ODIHR do t’i besonte asaj edhe drejtimin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009.

ODIHR në vitin 2009 do të deklaronte se qeveria e kohës kishte kundërshtuar caktimin e ambasadores Audrey Glover si kryesuese e misionit vëzhgues ndërkombëtarë, pasi gjetjet e saj për zgjedhjet e vitit 1996 hasën kundërshti nga qeveria.

Zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015 e risollën përsëri në Shqipëri ambasadoren Gllover bashkë me 250 vëzhgues ndërkombëtarë.

Për të katërtën herë ambasadores britanike do t’i duhet të vihet në krye të monitorimit të zgjedhjeve në Shqipëri atyre të 30 Qershorit, të cilave i ka paraprirë një situatë politike e tensionuar.

Nga njëra anë opozita që thotë se më 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje nga ana tjetër kryeministri Edi Rama i cili tha një ditë më parë se në Shqipëri ka 5500 qendra votimi, dhe mbi të gjitha edhe shumë nga ata deri ditën e zgjedhjeve do të jenë informuar plotësisht se çfarë të ndodh nëse prek procesin zgjedhor.

E ka Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë do të theksonte kryeministri Rama. Është shumë i qartë. Është shkruar bashkërisht me Partinë Demokratike kujtoi kryeministri, kur Partia Demokratike ishte në qeveri dhe është një nga produktet më solide të konsensusit politik, se çfarë duhet t’i ndodhë dikujt që prek zgjedhjet. (tch)

4 komente në “Zgjedhjet, “armikja” e Berishës në krye të misionit të ODIHR”

  1. luani says:

    Nese eshte i vertete,
    eshte lajm i bukur per Shqiperine tone.
    Ekzigjenca e saj profesionale i ka tejet te qarta rekordet
    ,ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi.
    Mirsevjen Zonja Gllover.

  2. Luiza says:

    O popull po kalojme momente te veshtira duhet mbeshtetje e madhe per kete qeveri pavarsishte te dobesive te saj po nuk eshte teroriste si ata po shkaterojne institucionet ,ato jane te popullit jo te edi rames o plehra , duhet me cdo kushte qe te punojme me njeri tjetrin qe te shkojme ne zgjedhjet e 30 qershorit me mbeshtetjen e botes sa te pastrohet kjo politik nga keta hajdute ,vrases .

  3. qarkullim politik says:

    kjo plaka mutit ka 100 vjet qe merret me kete pune. eshte bere milionere duke bere pazare me zgjedhjet jo vetem ne shqiperi. dhe flet europa per qarkullim elitash. po nuk paska te rinj europiane qe mund ta bejne kete pune por veq kjo.

  4. the american says:

    LOL!
    ike plaku salih me gjithe tespije e tosumadhen e likes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje