VIDEO/ Lulzim Basha ushtron dhunë për të “sjellë votën e lirë në Shqipëri”, ja si vodhi votat në kuti, në garën për kryetar i PD

13 Maj 2019, 10:53Politika TEMA

Më 22 korrik të vitit 2017, demokratët votuan për kreun e ri të partisë, pas një “ngrirje” një mujore të kryetarit humbës të PD Lulzim Basha.

Për kreu e PD-së, garuan Eduard Selami dhe Lulzim Basha, nga ku ky i fundit u rizgjodh kryetar.

Lulzim Basha për të qënë i sigurtë në një fitore “plebishitare” brenda partisë sipas parimit “një anëtar një votë”, vodhi votat në kutitë e votimit.

“Fiks fare” në atë kohë risjell provat e vjedhjes së 22 korrikut, ku votat e demokratëve u manipuluan dhe kutitë u mbushën për hesap të Lulzim Bashës.

Tani Lulzim Basha ka marrë rrugën duke dërguar opozitën në një rrugë pa krye, pasi ka djegur mandatet e deputetit dhe ka deklaruar bojkotin e zgjedhjeve për pushtetin vendor më 30 qershor.

Basha u kujtua pas dy vitesh se zgjedhjet e 25 qershorit të vitit 2017 janë vjedhur nga Edi Rama, pavarësisht se ai vetë falë marrëveshjes së 17 majit me Ramën kishte Ministrinë e Brendshme dhe gjithçka që kishte të bënte me zgjedhjet.

Por Basha këmbëngul se ka një përgjim audio për blerjen e zgjedhjeve përmes elementëve kriminalë, dhe ka mision nga Zoti për të risjellë votën e lirë në Shqipëri.

Këtij “misioni” i është bashkuar dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, që sipas akuzave në media, vetëm LSI nuk ka lidhje me bllokimin e blerjes së votës, pasi është vetë “nëna dhe babai” i këtij procesi.

Por për të lënë vetë të gjykojnë qytetarët shqiptarë se Lulzim Basha i cili ka disa muaj që sulmon institucionet, përplaset me policinë dhe paralajmëron luftë civile, është kapur me zë dhe figurë duke vjedhur votat brenda ne kuti, në garën për kryetar në partinë e tij.

Pra Lulzim Basha është kryetar i PD me votat e vjedhura më 22 korrik 2017, shihni videon. (TemA)

2 komente në “VIDEO/ Lulzim Basha ushtron dhunë për të “sjellë votën e lirë në Shqipëri”, ja si vodhi votat në kuti, në garën për kryetar i PD”

  1. Korabi says:

    Jo, kini harruar pa cilesuar zgjedhjet me demokratike te zhvilluara gjate gjithe kohes se demokracise. Ishin votimet ne PD-ne demokratike , ne kete parti qe ulurine se qari per drejtesi e per votime te ndershme. A u kujtohen ato fletet e votimit ku shenohej dhe numri i renditjes ne listen e votuesve. Ishte konkureca midis te ndjerit Olldashi dhe Bashes. E thoni qe Lulzim Basha nuk zgjidhet me ndershmeri…

  2. Demokrati jo ne Pd says:

    TE DASHUR ATDHETRE SUGJEROJ QE KUR LULI te beje protesten kete mbasdite I vendosni ne sfondin e K Ministrise me ze e figure ate qe ka te filmuar Fiks Fare si ka vjedhur votat e nuk eshte kryetar I zgjedhur por hajdut ordiner vota sh e fondesh e le te sulmoje me boje e bomba profesionalizmin e ti prej hajduti bile, bile edhe si vodhi votat qe u be Kryetar Bashkie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje