Vetëm 24 orë pasi bëri thirrje për qetësi në protestën e opozitës, Meta largohet drejt Prevallës

12 Maj 2019, 21:09Politika TEMA

Presidenti i vendit Ilir Meta para pak minutash ka publikuar në ‘Facebook’ një foto nga pika turistike e Prevallës në Kosovë.

Ai shfaqet i veshur shumë sportiv dhe ka pozuar përpara një pamje mbresëlënëse.

“Prevalla është e paparë në çdo stinë”, shkruan Meta.

Mirëpo, ajo çfarë bie në sy është së pavarësisht situatës politike të rënduar në vend, presidenti ruan një buzëqeshje në fytyrë.

Kujtojmë që gjatë protestës së djeshme të opozitës, e cila u shoqërua me akte dhunë, Meta ka bërë thirrje disa herë për ruajtje qetësie dhe ka dënuar dhunën e ushtruar nga forcat e rendit drejt sekretarit organizativ të PD, Sait Dollapit.

11 komente në “Vetëm 24 orë pasi bëri thirrje për qetësi në protestën e opozitës, Meta largohet drejt Prevallës”

  1. ¬ says:

    Meta është me më të fortin. Peshngritës që arsyeton pasi ndodh gjëma. S’parandalon asgjë, dhe se pyet opozita si duhet vepruar. Po të ishte sërish kryeministër., do kishim vdekur për bukë.

  2. Vlesh says:

    O Lir, je qe je aty, boj ndonje gje dhe tako ruset, ta gjejne nje vile andej nga Vladivostoku!
    Eshte kohe emigrimi! Nje fallxhore ne Tirane ja fut kot pordhes!
    Thuaj edhe Lulit e Sales se kjo heshtja e amerikes eshte e frikshme!

  3. zgjidhje ideale says:

    Ka nje problem me presidentin……….
    Ka me shume se 1 vit qe cdo fund jave e kalon ne male, fusha, keshtjella dmth sa me larg mones, relaks perfekt, hallall

  4. Valbona says:

    Kam njohur mjaft politikane shqiptare qe nga Enver Hoxha e deri tek keta me te rinjte, por te pafytyre , mashtrues dhe hajdut si ky President nuk kam njohur dhe besoj nuk do te gjej edhe nje specie tjeter mbi toke te ketij lloji.
    A mund te jesh ti President i Shqiperise dhe shqiptarve kur ti shkel me dy kembet Kushtetuten mbi te cilen ti je betuar kur u zgjodhe “Si Ruajtesi me besnik dhe me i pakopromis i Kushtetutes te vendit, Si mbrojtesi dhe ligjezbatuesi me besnik i vendit”. Por cfare bere ti dje (dhe perhere)? A nuk e tradhtove Ti dje Kushtetuten kur ti u bere pale me ata qe po u vinin flaken Institucioneve e godinave te shtetit qe ti paguhesh si mbrojtesi nr.1 i tyre? Po ata qe me kushtetute quhen “Djemte e Tu, Policet” a nuk i tradhtove dhe neperkembe kur ata po perpiqeshin te ndalonin dhe neutralizonin ‘koken e drejtimit” te vandalizmit dhe flakehedhseve duke i keshilluar qe te kujdesishin me pare per” ate Dollapin -shkaterrues te ligjit dhe rregullit”” qe per rreth shtate ore po i ballafaqonte “edhe me vekjen”? E di Ti qe ketu ne USA(ku une jetoj) po te vraponte ashtu sic beri Dollapi-fluturues do te ishte palosur per toke nga plumbet e armeve te policise. Dhe do ti denonin rende : Te gjithe policet do te dekoroheshim me Medalje te cmuara. Dhe kjo me te drejte. Apo do te filloje te qortoje Demokracine Amerikane si te “ashper”. Jo, Jo, Jo njerzit ketu nuk do ta benin kurre nje gje te tille> Ai qe vrapon eshte duke fshehur dicka te madhe. Ai kishte ne duart e tij(Dollapi) gjurmet e krimit.
    Cfare turpi i pa precedent o President. Per postin e Presidentit por jo per ty Ilir qe je nje nga armiqte me te eger te Kushtetutes dhe ligjit ne vendin qe ti paradoksalisht thirresh “President ” i Republikes. Ne e dime qe ti mbahesh si kampion i korrupsionit ne Republiken e Shqiperise dhe krejt rajonin e Balkanit, hak e hak 21 Janari i zi ka filluar nga ty dhe Drejtesia e vertete duhet ta mbaroj tek ty. Qe je nje hajdut ordiner kete ne e kemi jetuar “live”, qe je njesh me korrupsionin shqiptaret e dine prej shume kohesh aq sa me krijimin e LSI ke meriten si i pari politikan e institucionalizove korrupsionin, e ktheve dhe e bere ate “model qeverises”, mendove qe me ate model do te mbreteroje deri ne pafundesi.
    Une do ti thoje Kryeministrit te vendit tim( i cili ka mjaft kusure ne kurrizin e tij) se ne kete rast duhet te qendroje i forte e i palekunder ne pozicionin e tij, pasi kjo betej po merr nje dimension epik per Shqiperine dhe shqiptaret; Ruajtja e Demokracise dhe shtetit Ligjor perball nje sulmi frontal te Mafias(brenda dhe jashte vendit)e udhehequr nga Sali Berisha dhe Ilir Meta me synim qe ti shpetojne dares se Drejtesise qe edhe pse e dobet ka filluar ti friksoje “minjte e korrupsionit dhe krimit” te cilet tashme kane lene vrimat e tyre dhe jane ne rruge per te mbrojtur veten.
    Te qenurit ne krah te qeverise sot, ne krah te atyre djemve qe po perballen me jeten e tyre per te mbrojtur rendin, sigurine e qytetarve dhe te prones eshte me se paku te themi nje detyre patriotike. Dardalloja e djeshme e opozites te coroditur(por ata nuk jane opozita e vertete) tregon qe ne duhet te jemi vigjilent dhe te gatshem per te mbojtur ato qe kemi arritur dhe te krijome mundesine per te bere me shume per te ardhmen.
    Por “never and ever” me Ilir Meten President. Per mua Presidenti vrau veten dje.

  5. zoga e vodices says:

    Mendoj se presidenti etregon veten se eshte partiak dhe jo ishqiptareve athere ai duhet te dorhiqet perderi sa nuk e kryen dote detyren e tij si presidenti i unitetit kombetar ose ne te kunder parlamenti duhet te beje nje mocion per shkarkimin etij me ceremoni athere ai mund te vazhdoj dhe te behet de fakto antare i le she lis dhe kryetar isaj.

    1. vang says:

      Fshati digjet,ajo krihet.

  6. Roberto says:

    Desha te pyes se jam shume ne merak per Meten. Ate Qim Peken a e ka marre me vehte??

  7. ???? says:

    Se meriton postin !??

  8. Skraparlliu says:

    Qe kur eshte bere president Lirka mbeti maleve A e dini pse? E shoqja doktore plagjiatura gjate gjithe javes ose nuk kthehet ne shtepi ose vjen shume vone se eshte e zene me punet e partickes e ky I shkreti e kalon javen rehat , ne fundjave me mire qe merr malet se te rri me Monen ne shtepi Ajo po ben shqiptaret te marrin malet nga fjalori qe perdor, nga thirrjet per lufte qe ben gjithmon si fuci benzine qe ve zjar gjithandej President mblidhe, mbahe me vete se iku per lesh

  9. Arian says:

    President leshi, i paafte dhe ne konflikt interesi Te mbaje balancet politike ne Shqiperi.

  10. pjeter says:

    Sa ipokrizi tregojne keto fotot e presidentit tone te dashur,BabaLikja.Dashuri e madhe per natyren,kurse zonjen e ka cu ne lufte me gjatoshin.Thelle thelle mendon ” sa vende te mira keto, ti fusim.nja dy a tre gurore ketu te bejme no nji lek se sipas koheve qe po vijn, dona duhen shume”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje