Bushati skeptik: Dialogu i vështirë, hendek i madh mes Ramës e Bashës. Pse përjashtohet Kryemadhi

14 Maj 2019, 18:25Politika TEMA

Analisti Andi Bushati e sheh të vështirë dialogun mes maxhorancës dhe opozitës në këtë situatë ku ndodhet vendi dhe ku janë pozicionuar palët.

Në studion e News24, në rubrikën “Opinion” Bushati tha se ka një hendek të madh me kryeministrit dhe lideri të opozitës, nderkohe qe akuzon Ramen se e perjashton kryemadhin pasi refuzon te njohe si realitet LSI.

“Në pozicionet që janë barrikaduar palët është shumë e vështirë të ketë dialog. Opozita thotë gjithçka përveç Ramës. Rama e përmendi sot thotë gjithçka tjetër por përveç asaj që mua nuk më lejohet ta bëj apo të shpërdoroj mandatin që më ka dhënë populli. Ka një hendek të madh. Të flasësh kur zgjidhja duket shumë larg nuk ka kuptim”, tha Bushati.

Referuar situatave të ngjashme në të kaluarën kur maxhoranca e sotme ishte opozitë, Bushati tha se ndryshimin e bëjnë dy vendime, djegia e mandateve dhe moshyrja në zgjedhje. Sa i përket një negociatori, ai nuk u shpreh optimistë as për Presidentin dhe as për ndërkombëtarët.

“Këtu është gjetur një dalje në ndryshim nga dy rastet e mëparshme. në rastet e mëparshme opozita ka qenë brenda parlamenti dhe nuk ka thënë s’do marrim pjesë në zgjedhje. Me këto dy lëvizje opozita mirë apo keq e ka thelluar hendekun.

Meta e ka të pamundur të luajë arbitrin. Ndërkombëtarët kanë luajtur dy role, e para të luajnë rolin e indiferentit deri tani dhe e dyta janë afishuar pothuajse në mënyrë të hapur me maxhorancën, qeverinë, stabilitetin etj. As nga këto dy palë që përmendët nuk duket se ka një dritë në fund të tunelit për t’u ofruar si arbitër”, tha Bushati.

Po sa mund të zgjasë kjo situatë në vend?

“Tensioni do vijë duke u rritur por është nga ato tensionet artificiale. Por në kuptimin që do ndodhë një tërmet i madh nuk duket. E para se opozita nuk është aq e fortë sepse nuk ka atë potencial skalionesh të dukshme.

Pavarësisht ekseseve të qeverisë ka gjithmonë një ruajtje nga kjo maxhorancë që të mos bëjë gafën e Berishës në 21 janar. Nga të dyja palët shkon e përpjestuar. Mekanizmi i frenimit është gjithmonë prezent”, tha ai.

Lidhur me ftesën e Ramës për Bashën dhe përjashtimin e Kryemadhit, Bushati është i mendimit se kryeministri ende nuk e pranon LSI-në e Kryemadhit. Sipas tij problemet nëse zgjidhen, ndodh mes Ramës e Bashës.

“Që kur rolin e shefes së LSI po e luan Kryemadhi, Rama ka një lloj ose qasje ironike ose shpërfillëse nuk e pranon. Duket sikur Rama thotë pranoj LSI-në e Ilir Metës jo të bashkëshortes së tij. Në fakt nëse zgjidh ndonjë problem, Rama e zgjidh me Bashën.

Po të kthehemi në fillim të krizës, ishte një vendim i Bashës, aleatët u vunë para aktit të kryer. Nëse do ketë zgjidhje do vendoset mes këtyre dy forcave”, u shpreh Bushati.

Për sa i përket efekteve të situatës politike në ekonominë e vendit, Bushati tha se nuk shkatërrohet ekonomia nga protestat.

“Ky rrezik do ishte për t’u marrë seriozisht nëse Shqipëria do ishte para një bumi investimesh nëse do vinin si në Serbi firmat e mëdha europiane për të investuar.

Në Shqipëri gjithë biznesin e gjithë paratë i ndan Edi Rama me 9 shqiptarë. Këta e kanë mbyllur. Në këtë kuptim të ngrihesh kundër gjithë kësaj klime të një Shqipërie që punon për 9 veta dhe të thuash që ata po shkatërrojnë ekonominë e vendit është absurde.

Ekonomia e Shqipërisë nuk po shkatërrohet se ata po protestojnë, ekonomia shkatërrohet nëse vazhdon kjo situatë”, tha Bushati.

4 komente në “Bushati skeptik: Dialogu i vështirë, hendek i madh mes Ramës e Bashës. Pse përjashtohet Kryemadhi”

  1. Ce says:

    O Bushat sygjrperi, dhe shpirtziu, Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë përjashtohet se është e uritur për gjak dhe është Sharebajge e Haremit veror të Jales

  2. Shkodra says:

    Gafa e Berishes me 21 Janar?
    Keshtu thote Bushati. E zeza mbi te bardhe. Domethene, sipas Bushatit 21 janari nuk ishte krim.
    Bushat ose hiqe kete shkrim, ose ben nje shkrim tjeter ku ta pergjenjeshtrosh kete shkrim, ose je edhe ti kriminel.

  3. Opinionisti i paanshëm. says:

    “IDEOLOGU I KOHËVE MODERNE”!
    Ik o bush_at, ti ke “pjesën” tënde në katraurën që ju KAZANI MEDIATIK i ofroni politikës opozitare që po “shthur” normat morale Shqiptare?! Ju po i bëni Shqipërisë dhe Shqiëtarëve atë që as pushtuesit nuk ja bënë dot….. ju po ja “bëni” SHQIPËRISË astarin për një qivur…por nuk do ja arrini dot as ju dhe as ustallarët që çuan vëndin në prag humnere… duke bërë më të vështirën….. ishte shumë më e lehtë të bëheshim një vend i dashur, ku jetohej mirë, ku njerëzit ta donin më shumë vëndin….
    Por jemi pa fat, na drejtuan SKIFTERËT, HIJENAT, CUBAT, KAÇAKËT, KRIMINELËT POLITIK DHE ORDINER, TË PA_ AFTËT, “INTELEKTUALËT” ME DY A MË SHUMË DIPLOMA…ato që ndryshe quhen analfabetë funksional, me kartona kjoskash, me DOKTORATURA, POLITIKANË HAJDUTË QË MBAJNË POSTE DERI NË PRESIDENCË……..
    KJO ËSHTË E PAPRANUESHME,dhe ti bush_at (ati i drurit të bushit, pra si hunda pinokut)… dhe ca të tjerë jeni BALLI I KAZANIT, joooooo ku ta gjesh BALL KAZANI… ju jeni ato QË MBUSHNI KAZANIN…JENI VETË PËRMBAJTJA E KAZANIT.

  4. Taraboshi says:

    Andi si une edhe ti e din se Lul Basha nuk mundet te beje bisedime me EDI Ramen se para tij Basha eshte nxenes ne ekonomi.N bisedimet e
    17 majit Rama ja dha gjysmen e qeverise Avokaten e Popullit Kryetarin e KQZ dhe perseri Basha humbi.dhe tani rrezik me ja dhene tereqeverine gazetarine se ka mjaft si puna e jote.qe nuk shkruani kurr realitetin.Komisjonet zgjellore etj sa e doni ti dhe Lulashi dhe te jeni te sigurt se perseri do te humbeni dhe ne fund dota cani gojen si deri tani se na i volli votat.
    A din gje me me treguar se qysh se kane filluar zgjelljet pluraliste kur ka bere vaki te fitoje drejtesisht PD.Kete po ta them une si ma i vjeter se ti.Asnje here.ne 91 mbas shume manipulimesh dhe duke vrare 4 djem ne Sjkoder arriti gjoja nje fitore te ngusht ku mbas shume pak kohe humbi ne zgjelljet lokale.Humbi me kushtetuten.Manipulimi i zgjedhjeve te 96 ishte nje tjeter skandal.Po nuk e din po ta tregoj une.Me 25 Maj 96 kutite e votimit u ruajten gjoja ne zyrat e SHIK ut dhe ne mengjez rezultati ishte3oo me zero per PD nje masaker te tille nuk kane arritur ta bejne edhe vendet me tehumbura.E fundit qe po te them.kot se e di se tije bythe lepires dhe nuk e ndjen.Ne PD nuk militojne te djathtet e vertet por dhumi i shoqerise tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje