Presidenti i Partive Popullore Europiane Joseph Daul, i ka tërhequr vëmendje kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me aksionin e tij politik.
Kreu i partive europiane, simotra të PD, ka dënuar dhunën e ushtruar në protestat e opozitës në tubimin e 11 majit dhe 13 majit në Tiranë.
Ashtu si SHBA dhe BE, edhe Joseph Daul kërkon që opozita të shmangë dhunën dhe të ulet në dialog për të kapërcyer ngërçin e krijuar në institucionet shqiptare.
“Dënojnë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët duhet të kthehen në dialog politik, të adresojnë shqetësimet dhe të ndalojnë dhunën”, deklaroi ai.
Kjo deklaratë i shtohet zërave ndërkombëtarë që i kërkuan Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit të ndalin hedhjen e molotovëve ndaj institucioneve të shtetit dhe efektivëve të policisë.
Në morinë e këtyre deklaratave, ditën e djeshme spikati ajo e CDU/CSU. Partia e Angela Merkel i kërkonte Lulzim Bashës që të ulej në tryezë me mazhorancën pa vendosur parakushte.(TemA)
Bjeri se eshte mesuar nga dackat e babit ai…
Ja një këlysh i Sorosit!!! Godite lul, turri trimat në sulm! Këndoja këngën posht ballkonit!.
Ky Dauni eshtw miku i lulushit?