Kryeministri mesazh Bashës: Po ika unë me kë do flasësh, me murin?

14 Maj 2019, 14:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog, pa kushte. Ai ka thënë se ndryshe nga Basha, zgjedh që për të mirën e vendit të ulet në një tryezë, pa vendosur një kusht paraprak.

Lidhur me deklaratën e Bashës ‘dialog pa Ramën kryeministër’, kreu i qeverisë i ka kthyer përgjigje me batua.

“Dialogu është i hapur, unë nuk vë kushte, nuk jam i paraardhësi im apo si miku im përballë që vendos kushte “ik ti që të fillojmë të flasim”, u them “kur do flasim, ai më thotë ik ti”, me kë do flasë me murin? Unë s’marr përsipër që të thyej Kushtetutën. Kam pasur një arsye shumë të fortë që e kam ditur që do të ishte gurë në qafë për Shqipërinë dhe procesin demokratik dhe për palët, se do ishte një lojë.

Nëse nuk do ishin shtyrë zgjedhjet në 2017, nuk do vinin këtu të na thonin ‘janë shtyrë, ça problemi ka’. Zgjedhjet janë garë. Unë kam pasur një pjesë të jetës në sport, kam dhe aspektin sportiv brenda. Do isha shumë më i kënaqur që t’i kishim përballë, se do ishte më nxitëse. Tjetër është t’i mundësh se ikin me vrap dhe tjetër është se të dalin përballë”, tha Rama.

6 komente në “Kryeministri mesazh Bashës: Po ika unë me kë do flasësh, me murin?”

  1. arberbrooklyn says:

    Zoti Rama , ai me murin dhe me veten e vet flet , qe nga dita qe I plasi kungulli ne kete bote , me vjen keq per ju , qe e keni kuptuar kaq vone , qe Ky lulia ne fjale , eshte rro cke nga mendja qe nga djepia ???

    1. Deep State says:

      Po si ka mundesi ti je Shqiperia, Shqiperia je ti. Po ike ti Gjenerali Kadaf, Lulli do flasi me Meten, Baxhellen, Mehdi Camin dhe Shqiperia do rilind sipas idealeve te babait yt.

  2. ervin qerimi says:

    Me keto qe thua nje dite do te flasesh vertet me shaben . Ruaje ate bisede kur te kesh 65 deputete. Tani nuk ke cfare flet

  3. SHQIPE-FREE says:

    @@i Nderuar Rama….dhe gjithe Shqipetaret qe jane Shqipetare..
    Lulezim Basha..nuk eshte se eka “Problemin me Ramen” si Person..kete e di edhe Buffi…Lulezim Basha..do te kerkoj GJITHMONE…te “Iki” C´do Kryeminister…qe Preke INTERESSAT E FAMILJES BERISHA, si dhe te vete Bashes…
    Skandalet e kesaj Familjeje SERBE Ne Shqiperi …nuk jane me SAKANDALE Politike..Por PERGJAKJE..DESTABILIZIM..TRADHETI KOMBETARE…(Shitja e detit)…Pjese e kLikes serbe ne SHQIPERI ESHTE EDHE Lulezim Basha..kete e dine te gjithe Shqipetaret..Ata qe i vijne Mbrapa Lulic Bashovicit..jane thjeshte Pjese e Pushtetit te Vjeter Berishjane..Njerez qe kane Humbur…Postet qe kane Perplasje Interesash me Pushtetaret e rinje te PS-se..
    Nga Turmat e Bashes..ka edhe IDJOTER…qe nga Rutina e perditshme i shkojne Mbrapa..
    Shkurt..Basha..Nuk do asnje KRYEMINISTER QE KERKON NJE SHQIPERI EUROPJANE DHE ME Standarte te saj…do nje Anarki “Demokratike Berishjane”..ku te Sundoj Mafja-Serbe..dhe Shkelzen berisha te jete Kryeminister ne Hije…lol

  4. Lab says:

    Tamam,
    Keshtu e konsideron reston e PS-se Rama,
    Mur.

  5. @ says:

    Mjere ne, me keta mashtrues dhe hajdute ordinere, qe nxisin dhe krijojne trazirat, rremujen dhe krimin. Mbasi na grabisin e poshterojne, keta na sjellin “paqen” dhe “stabilitetin” e vendit, duke bere pazare te pista midis tyre, per te ruajtur pushtetin dhe vjedhjen, pasurite dhe njeri tjetrin. Dhe ky popull akoma i beson dhe vritet per qefin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje