Protesta, ambasadori zvicerian: Dhuna është e papranueshme, palët të ulen në dialog

14 Maj 2019, 12:54Politika TEMA

Ambasadori zvicerian Adrian Maitre nga Shkodra pas inagurimit të lulishtes “Vaso Kadia” me kryebashkiaken Ademi flet për krizën politike në Shqipëri.

“Palët duhet që të gjejnë një dialog mes tyre dhe kjo do ishte gjeja e duhur. Duhet të jesh i gatshëm për dialog. Jam tërësisht me kolegët e mi që dhuna ngado që vjen është e papranueshme.

Në vendin tim çelësi i suksesit ka qenë dialogu dhe dakordësia mes palëve per perparim. Sa i perket zgjedhjeve nëse duhet të behen apo jo duhet ta marrin shqiptarët dhe autoritetet shqiptare.

 Ajo që mund të them është që zgjedhjet janë faktor kryesor për demokracinë dhe duhet të kesh mundësi të zgjedhesh mes palëve të ndryshme.

Duhet ta degjojmë njeri tjetrin dhe sa i perket asaj që i ndodhi ambasadorit te OSBE-së është e rrezikshme të mos respektosh statusin diplomatik.

Mbështesim Shqipërinë në Integrimin Europian. Më kanë informuar se ka patur dhunë në protesta dhe nëse ka patur nuk është zgjidhja e duhur dhe nuk është gjë e mirë.“-është shprehur ai.

1 komente në “Protesta, ambasadori zvicerian: Dhuna është e papranueshme, palët të ulen në dialog”

  1. syri says:

    Per cfare dialogu flasin nderkombetaret? Ky eshte nje turp me vete! Dialog me Saliun dhe Monen? Apo me Lulen dhe Liken? Dialog me hajdutet dhe kriminelet? Jo Zoterinj! Koha e ketyre hajduteve vrases ka mbaruar! Jo dialog! Te dalin para drejtesise per krimet e bera!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje