Kryeministri Edi Rama ka njoftur mesditen e sotme nje bashkebisedim me gazetaret, i dyti brenda pak ditesh, po te kujtojme se vetem nje dite pas 11 majit, protestes se madhe te opozites, dha mesazhe te forta nga Kryeministria.
Kryeministria ka njoftuar sot se i pari i qeverise do te zhvilloje bashkebisedim me gazetarët në sallën e Hartave në Kryeministri.
Mesazhi i Rames:
Në 13.00 me gazetarët, pas regjistrimit të kandidatëve tanë për 61 bashkitë dhe listave të këshilltarëve bashkiakë për mandatin e ri të qeverisjes vendore.
Koha për fushatën zgjedhore të 30 qershorit dhe për vijimin e përpjekjeve për dialog me të vetëpërjashtuarit nga zgjedhjet.
Bashkebisedimi vjen nje dite pas marshimit proteste te opozites, pas te cilit, Rama ritheksoi se “Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund”, dhe nuk ngurroi t’i drejtohej kryedemokratit Basha me ftese direkte: Kur do flasim?.
Kujtojme se po mbreme qarkulluan lajme per nje pakt mes paleve, por qe fill pas kesaj, selia blu reagoi me nje pergenjeshtrim, duke thene se “PD dhe opozita e bashkuar ka publikuar zyrtarisht 10 detyrat e qeverisë tranzitore.
Ky është i vetmi qëndrim zyrtar, së bashku me kërkesën e panegociueshme për largimin e Edi Ramës dhe krjimin e qeverisë tranzitore për zgjedhje. Parlamenti dhe qeveria aktuale jane ilegjitime”.
Tani qe kane humbur cdo shprese te ndalin Drejtesine e Re ky fare kryeministri perpiqet tifute perseri ne loje hajdutet e kriminelet.Rama ben pjese ne te njejtin klub,ashtu si thote avokat Ngjela,Rama eshte i terrorizuar nga SPAKU dhe BHK.
Le ti lene menjane ato keshillat e adoleshenteve provinciale ” o me mburoje o mbi mburoje”. Muri s’ dredh e burri dredh….politika eshte arti i te pamundures.
Si duket do dalin fjalët e Nxheles. Po e bëri Rama këtë le të pirdhen me Bashen jashtë vendit.