“Humbët autobusin për 30 qershorin”, Paloka: Ka raste kur Rama duhet që të dëgjohet

14 Maj 2019, 12:41Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se ka raste kur Rama duhet që të dëgjohet.

Përmes një postimi në facebook, Polaka ka dhe një thirrjet për ata që dënojnë dhunën në protestë.

“ A kane pyetur Ramen se ku po kerkon te na coje, apo kjo nuk ju intereson…?”- thotë Paloka.

“Ka raste qe duhet degjuar edhe cfare thote Rama…

Do e kisha edhe si thirrje kete per ata qe flasin gjithe kohes per “dhune te opozites”.

Shumica absolute e shqiptareve, te pakten 80% sipas sondazheve, te djathte e te majte, sot , per 1001 arsye ( qe nuk po i perseris),duan qe Rama te largohet. Ne nje vend normal kjo do duhej te realizohej pas zgjedhjeve demokratike, por ne Shqiperine e Rames kjo eshte provuar qe nuk mund te ndodh pikerisht sepse Rama nuk lejon te zhvillohen zgjedhje te lira e te ndershme.

Ne keto kushte shumica , e jo vetem opozita, eshte ngritur ne protesta per te larguar Ramen e minimalisht te krijoje kushtet qe shqiptaret te zgjedhin lirisht nje qeveri qe te jete afer interesave te qytetareve.

Dy protestat e fundit kombetare, te zhvilluara brenda pak oreve ; qofte per pjesmarrjen, qofte per vendosmerine dhe duke marre parasysh te gjitha rrethanat dhe situatat qe u krijuan, do te benin te reflektonte cdo njeri normal.

Po cfare thote Rama pas kesaj?!

“Qeveria nuk rrezohet me kapsolla…E humbet autobuzin e qershorit…”

Ne fakt asnje “autobuz” nuk eshte humbur se qershori dhe 30 qershori ne vecanti me sa di une, nuk kane ardhur e jo me te kene ikur.

Po mbase Rama duhet degjuar kur thote se qeveria nuk iken me kapsolla dhe xhiro boshe. Kete duhet ta degjojne dhe 80 % e shqiptareve po ta kuptojne dhe ata qe vazhdojne te permendin “dhunen e opozites”. A e kane pyetur Ramen se ku po kerkon te na coje, apo kjo nuk ju intereson…?”– shkruan Paloka në facebook. (TemA)

5 komente në ““Humbët autobusin për 30 qershorin”, Paloka: Ka raste kur Rama duhet që të dëgjohet”

  1. a says:

    po he pra pyete ti ramen se ne s arijme dot ti flasim, se jemi anonime. ty qe te kane votuar dhe je personalitet fol me ramen, por ti do te flasesh nepermjet te tjereve. tani o nuk di ti shqip o nuk di rama. me c kam pare rama te kopton shume mire ty, pse nuk ja shpjegon gjendjen th,th,th …, thhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh

  2. X says:

    E ke gjuhen me te gjate se kaskati i dhembeve, nje politikan thuthuq.

  3. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    HEJ !!!Shko kërko bolet , se të kanē rënë . O pabole!

  4. pirua says:

    Paloqja ngaterron shifrat si luli qe 7×7=42, pra deshi te thoshe 8% e shqiptareve e tha 80%. Po edhe ne matematike keta gomar te pd-se nuk marrin vesh? Po ato eurot i numuroni mire ju qe nga 250 miljone e deri te dhrahmite greke apo vrasjet ne bulevard. A, mor kamikaze çqe ajo bushter qe u lindi!

  5. Peço says:

    Ajo që një njeri normal nuk arrin të kuptoj qëndron në faktin se PD kërkon me ngulm të largohet Edi Rama. Po nëse Rama ikën, pse, si mendon PD, gjithë e liga e PS qënka grumbulluar brënda një njeriu të vetëm? Tani, nëse Berisha nuk pranon që tja lëjë PD dikujt tjetër veç Bashës, pasi e di që ai do humbas në zgjedhje dhe nuk mund të përligj më drejtimin e PD nga një humbës permanent, kjo më tepër duket si çështje e brëndëshme e PD sesa çështje e Shqipërisë. Pastaj të kërkosh me ngulm që të përcaktosh se kush duhet të drejtoj në kampin kundërshtar, kjo është vërtetë shumë qesharake dhe nuk ka bythë ku të rrijë. Nuk e kupton PD se forca e Ramës qëndron tek marrëzitë e opozitës? Rama mundet vetëm me arsye dhe asgjë tjetër. Krijo sa të duash situata artificiale, ato më të fortë e bëjnë Edi Ramën. E vetmja mënyrë për ta mundur atë është ta lësh të lirë. Ai është një tip që gricet me rrobat e tij ndaj nuk mund të rrijë pa bërë gabime që do e çonin në disfatë. Rama nuk është asgjë më shumë, se reflektimi i Berishës në pasqyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje