Rama: Ajo e djeshmja ishte xhiro në bollëkun e dëshpërimit, nuk rrëzohet qeveria më shëtitje. Bombat molotov nuk janë një alternativë qeverisëse

14 Maj 2019, 13:17Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e cilësoi protestën e djeshme të opozitës si një xhiro në bollëkun e dëshpërimit të të vetëpërjashtuarve.

Në një bashkëbisedimin me gazetarët shefi i qeverisë tha se nga kjo xhiro e vetmja që nuk rrëzohet është qeveria.

Më tej kryeministri tha se protesta e dhunshme të opozitës tha se kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe për këtë Rama përmendi rezervimet në hotele e vendit që janë anuluar nga turistët e huaj.

Nuk më impresionon fakti që dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula e goditjes me zjarr mbi institucionet, se goditjet e djeshme përsëri rrezikuan jetën e policëve, krijuan disa plagë për disa prej tyre dhe mbi të gjitha e djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë vetëpërjashtuar nga zgjedhjet, që shkaktoi jo pak shqetësim dhe krijoi jo pak ankth për qytetarët, në gjithë trajektoren e marshimit absurd. 

Vlen të përsëritet se as me qëndrime dhe as me marshime nuk zëvendësohet dhe as nuk rrëzohet qeveria e aq më pak me bomba molotov, nuk janë një alternativë qeverisëse. 

Por përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e Shqipërisë në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë. Pas përhapjes së atyre imazheve ka anullime të rezervimeve”, tha Rama. (TemA)

4 komente në “Rama: Ajo e djeshmja ishte xhiro në bollëkun e dëshpërimit, nuk rrëzohet qeveria më shëtitje. Bombat molotov nuk janë një alternativë qeverisëse”

  1. Lili says:

    Titullin me qellim e keni shkruat gabim.Duhet boshllekun dhe nuk jane alternative qeverisese.

  2. Vjola says:

    Te kemi dhene voten. Si e mendon qeverria , si mundet qe nuk beni dot zap disa terrorista ? Deri kur do te durojme kriminelet te na bejne moral ?

    1. Rroklla says:

      Te gjtha palet njesoj jane. Habitem ku e sheh dallimin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje