I riu që iu bë atentat në Vlorë: I kisha shokë, por ata erdhën për të më vrarë. S’kam nevojë për policinë, e zgjidh vetë këtë problem

14 Maj 2019, 19:31Politika TEMA

Shënjestra e atentatit të dy ditëve më parë në Vlorë, Romarjo Alliaj jep detaje për mikrofonin e News24 se çfarë ndodhi dy ditë më parë pranë Urës së Mifolit. I riu udhëtonte vetëm me makinë në momentin kur ju ngrit prita.

33-vjeçari tregon se gjithçka erdhi pas një bisede telefonike të bërë një ditë me parë me disa persona për një borxh.

Ai thotë se kishte hyrë ndërmjetës tek një miku i tij për borxhin që nuk ishte kthyer dhe një ditë para atentatit i kishte marrë në telefon dhe iu kishte bërë presion për të kthyer paratë.

33-vjeçari tregon se makina që e ndoqi dhe qëlloi në autostradë ishte një “BMW” gri e errët.

Isha nisur për në Elbasan. Fillimisht më qëlluan nga ana e shoferit, 2 plumba kapën makinën. Më pas unë kalova nga ana e pasagjerit dhe makina nisi të ngadalësonte. 

Makina e autorëve kaloi paralel me mua dhe më qëlluan në breshëri. Pastaj sa e shkrepi të gjithë në makinë erdhën plumbat, mbi 20 plumba nga dera e shoferit. 

Shpëtova se ndaloi një kamion dhe autorët ikën”, tregon 33-vjeçari, i cili akuzon policinë se nuk i ka marrë në pyetje dëshmitarët që nga kamionisti.

I riu thotë se ishin tre persona në makinën nga u qëllua, dy përpara dhe një pas, të tre me maska.

Vetëm ai pas ka qëlluar. Makina ishte me targa franceze pas, para nuk i kishte targat”, tregon ai.

Fjala e fundit e Marios është se nuk ka besim tek policia dhe tek askush. Ai thotë se do t’i zgjidh vetë problemet e tij.

“S’kam besim as tek policia dhe as tek njeri fare. Ky ishte muhabet shoqëror, ishte në rrjet shoqëror. Unë me ta kam ngrënë e kam pirë. Unë i zgjidh vetë problemet e mia. 

Policia është deri ku i takon. Nuk kam besim fare as tek kjo që kam veshur. Edhe atë e kisha shok të ngushtë, kisha shumë besim por erdhi për të më vrarë. 

S’kam besim fare as tek policia, as tek askush. Janë çështje që i zgjidh vetë. Nuk më hyn fare në punë policia”, thotë Mario.

6 komente në “I riu që iu bë atentat në Vlorë: I kisha shokë, por ata erdhën për të më vrarë. S’kam nevojë për policinë, e zgjidh vetë këtë problem”

  1. Polic belg says:

    C’jane keta more qe j ndjekin shoket me kallash neper rruget e Shqiperise. Merreni ore futeni ne burg kete qe beka presion per “nje borxh te vjeter”. Ky qe “do i rregullone vete problemet”. Plaseni brenda sepse ai po kercenon hapur qe donshkoje te vrase dike qe ky beson qe e ka sulmuar….

    1. Blanco says:

      Si urdhno shef. A ke noj porosi tjetër?

      1. kam degjuar says:

        kam, ty qe je i zi, mundohu te behesh i bardhe blanko se erdhi behari dhe dielli fillon e djeg. Aty jane probleme jete, ti tall bythen e qelbur, maskara.

  2. suliot says:

    muhabete shqiptaresh, po ku behenshoke shqiptaret , nu k popull me te keq , dhe ne emigracion keshtu sillen kane frike nga njeri tjetri eshte fatkeqesi te takosh nje shqiptar, vetem te jkeqija mund te kesh nese njihesh me ta,popull barbar

  3. be-x says:

    por kur iu futen problemeve e pyeten keta trima valle policine?
    besoj se jo? Atehere zgjidhini problemet vete o trima pa bere game- game rrjeteve sociale!

  4. shoku says:

    Pse more te plaset brenda, ai vet i di gjerat, di ku i pikon çatia.
    Vetem nje porosi kam per djalin: Kur te veprosh mos u bej dem personave te pafajshem, pa atyre mire do besh, disa plehra me pak ne qarkullim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje