Kanë dalë pamjet e aksidentit fatal që i mori jetën tre personave mbrëmjen e djeshme në aksin Kavajë-Rrogozhinë.
Në këtë video shihet momenti kur nëna me dy vajzat, 21 dhe 15 vjeç, kalojnë rrugën dhe më pas makina u shkon drejt tyre, përplaset me tabelën e karburantit dhe i merr para.
Sipas policisë drejtuesi i mjetit, 24 vjeçari Vilson Cara për të shmangur këmbësorët, një grua me dy vajzat e saj që po tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti.
Nga aksidenti humbën jetën në vend Gentjan Belba, 23 vjeç i cili ishte pasagjer në makinë si dhe 46-vjeçarja Lumturie Demrozi, e cila tentoi të kalonte rrugën me vajzat në momentin që u përplas.
Ndërkaq, më pas në spital ndërroi jetë edhe shoferi 24-vjeçar Vilson Cara. Ndërsa vajza e viktimës, Xh.Demrozi, 21 vjeçe dhe motra e saj 15 vjeçe ndodhen në spital jashte rrezikut për jetën. (TemA)
duket qarte, high speed mori ne qafe 3 persona.
Eh mor djema, po te kishit patur rripin, do kishit shpetuar. Per gruan sme vjen keq fare se kalojne si lopet.