Që prej verës së kaluar, flitet për një romancë mes tyre.
Por, vetëm një ditë më parë, ata e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, duke u shfaqur bashkë në publik.
Bëhet fjalë për mbesën e Princeshës së ndjerë Diana, Lady Kitty Spencer dhe manjatin e modës Michael Lewis.
Ata u fotografuan dje për herë të parë bashkë në Manhatan dorë për dore, ndërkohë që verën e kaluar ishin fotografuar duke dalë njëri pas tjetrit nga i njëjti hotel, por nuk e konfirmuan lidhjen e tyre.
Edhe pse Michael (60 vjeç) është sa dy herë në moshë në krahësim me Spencer, e cila është 28 vjeç, kjo gjë nuk e ka penguar romancën e tyre.
Aq më tepër kur në mes hyjnë paratë, pasi Michael llogaritet se ka qindra milionë dollarë pasuri.(TemA)
Qindra milione dollare I bie te jete multimilionere maksimumi jo miliardere. Nje miliarde eshte kur I shton nje qindarke 999,999,999 dollareve psh.
Megjithate gazetari duhet pershendetur qe nuk e ka shkruar bilione kete rradhe por miliarde sic I thuhet shqip. Apo mos ndofta gazetari nuk ja ka fare idene numrave dhe e gjitha eshte nje koincidence?
Hallall plako!!
PER kto lloj femrash qe kur lindin njeriu per kto mer formen e paras , kto vetem lekun njofin , i rruhet asaj se po pallohet me nje njeri 40 vjet me te madh se veten, leqe ai qenka me i mir se ajo.
Seç me kujtohet nje kenge korçare “s’kam c’e dua pasurine”. Jam i sigurt se po ta pyesesh kete çupen do te thote qe nuk edhte çeshtje parashe por vetem dashuri e paster. Ehhhhee…. Sigurisht dashuri por per parate ama.