Shqiptarët e Italisë, 4 miliardë euro të ardhura: Emigrantët e dytë më të pasur pas brazilianëve

16 Maj 2019, 11:50Ekonomia TEMA

Shqiptarët janë emigrantët e dytë më të pasur në Itali, po të përjashtojmë disa vende të Bashkimit Europian, jo të gjitha.

Një raport i fundit i fondacionit Leone Moressa, i siguruar nga “Scan”,  mbi impaktin fiskal të emigrantëve në Itali, përpiluar mbi të dhënat e Bankës Qendrorë të Italisë, tregon se, pasuria mesatare e shqiptarëve në Itali fiksohet në 13.983 euro për frymë, ose rreth 4 miliardë euro në total.

Krahasuar me prodhimin e Brendshëm bruto të Shqipërisë, mund të themi se shqiptarët e Italisë kanë të ardhura, të deklaruara, sa 1/3 e ekonomisë së Shqipërisë.

Duke llogaritur problemin e informalitetit të lartë në punë në Itali, sidomos mes të huajve, atëherë mund të themi pa frikë se kjo normë, realisht është shumë më e lartë.

Vetëm brazilianët janë më të pasur se shqiptarët, me rreth 15 mijë euro për frymë.

Madje, pasuria e shqiptarëve rezulton të jetë më e lartë edhe se e rumunëve, apo polakëve.

Përllogaritja bëhet mbi taksat që paguajnë kontribuuesit. Këta të fundit në Itali, shqiptarë, janë rreth 286 mijë.

Taksa që merret për bazë është tatimi mbi të ardhurat personale (IRPEF), dhe një shqiptar mesatar, emigrant në Itali, i paguan shtetit rreth 2,271 euro.

Kjo do të thotë se, shqiptarët e Italisë i paguajnë drejtpërdrejtë shtetit Italian, 651 milionë euro, vetëm në formën e tatimit mbi të ardhurat personale.

Të gjithë emigrantët në Itali derdhin 7.9 miliardë euro në formën e tatimit mbi të ardhurat.

Të dhënat i referohen deklarimeve të vitit 2018 dhe tregojnë se numri i kontribuuesve shqiptarë në Itali është rritur me 6.8%.

Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se numri i të punësuarve shqiptarë, kontribuues në Itali fiksohet në rreth 170 mijë, duke na vendosur në vendin e dytë pas rumunëve, dhe me të ardhura në total në rreth 2.3 miliardë euro, si dhe rreth 250 milionë euro në formën e tatimit mbi të ardhurat.

Kjo do të thotë se, një pjesë e madhe e kontributit të shqiptarëve drejtpërdrejtë në Itali nuk vjen nga puna, por edhe nga aktivitete të tjera.

5 komente në “Shqiptarët e Italisë, 4 miliardë euro të ardhura: Emigrantët e dytë më të pasur pas brazilianëve”

  1. rrumpalla e Sali Berishes says:

    harxhova kohe duke lexuar kere pacavure

  2. abc says:

    Edhe nje here vertetohet me fakte qe Shqiptaret ne qofte se nuk do te kishim mikpritjen Greke dhe Italiane do te “hanim njeri tjetrin”.

    1. undefined says:

      Sic do hanin njeri tjetrin edhe “greket” e tu pa lekat e gjermanit ne kete krize qe ju a ka ulur breket ne fund te kembeve….te fala Anastasit arapi mou

  3. Kuq e zi says:

    Do te hanim apo hanin ti ku ben pjese se spo mar vesh?
    Erdhi pensioni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje