Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë javës pati një bashkëbisedim të frytshëm me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov, për çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin jo vetëm rajonal, por edhe me projekte të infrastukturës dhe të energjisë që lidhin të dy vendet.
Siç raporton gazeta serbe “Blic”, Vuçiç e vuri theksin në rëndësinë e punës së Këshillit të Lartë për bashkëpunim ndërmjet Serbisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë.
Ai vuri në dukje se ky format katërkëndësh i bashkëpunimit është konsideruar mjet efikas për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe veçmas për zhvillimin ekonomik të Serbisë.
Sipas Blic, referuar zyrës së Presidentit Vuçiç, tashmë kanë përfunduar punimet në pjesën jugore të autostradës pan-evropiane të “Korridorit 10” përmes Grykës së Grdeliçës, dhe të shtunën do të jetë e hapur për trafik.
Bazuar në propozimin e kryeministrit bullgar, u shqyrtuan mundësitë për diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz përmes projektit të ashtuquajtur “Tubacioni i Ballkanit” e cila, sipas propozimit të kryeministrit Borisov duhet të bashkojë gazin nga disa drejtime të furnizimit. Lidhur me këtë, planifikohet mundësia e ndërlidhjes me gazsjellësin TAP, që kalon nga Greqia dhe terminalin e gazit të lëngshëm që pritet të ndërtohet në Aleksandropolis. (TemA TV)
Atyre u lumte.
Po Shqiperia sa fiton nga gazi , pervec nje tarife te vogel per tranzitim, asgje.
Sa gaz hyn tek ne po aq do te dale. Turp.
Po qeveria shqiptare pse flen gjume dhe nuk e shfrytezon kete gazsjelles qe kalon permes territorit tone.
Ku I ka premtimet e medha ish ministri Damiani.
Gazsjellesi me kujton Nolin ” …anes detit I palare…”.
Tarifat nga gazsjellesi jane shume me te vogla se demshperblimi I italianit te Agon Channel.
Ne vend qe qeveria te merret me kete problem jetik merret me televizionet.
Kesaj I thone fshati digjet e kurva krihet.
Po dhoma e tregtise dhe grosistet shqiptare pse nuk I bejne presion qeverise per shfrytezimin e kesaj pasurie dhe se bashku me qeverine te paraqesin projekte per shfrytezim.
Deri kur do dominojne bombolat e gazit.
Edhe keto I paraqit si fitore megalomani Rama.
Po opozita grindavece qe qaravitet per gjithshka pse se ngre zerin per keto probleme madhore ekonomike.
Jane ne politike jo per kic mice e per tu fryre si gjela por per te menaxhuar sa me mire ekonomine ne radhe te pare.