Bamir Topi: Nishani ishte punonjës karburanti tek "Plepat" në Durrës, kur e takova me Berishën. E bëri sekretar në PD, për të hequr “qafe” Shaban Meminë

17 Maj 2019, 09:08Politika TEMA

Bujar Nishani ishte thjeshtë një punonjës karburanti tek Plepat në Durrës kur Bamir Topi e futi në politikë dhe e takoi për herë të parë me Sali Berishën.

Berisha nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë emrin e Bujar Nishanit, deri kur ia propozon për herë të parë Topi si kandidat për të zëvendësuar Shaban Meminë si sekretar të degës së PD së Tiranës.

Berisha kërkonte ta hiqte ‘qafe’ Meminë pas humbjes dramatike në Tiranë në zgjedhjet parlamentare të 2001.

Detajet se si Nishani hyri në politikë i rrëfen ish-presidenti Bamir Topi në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti).

Ish-presidenti Bamir Topi thotë se ku i përmendi emrin e Nishanit, Berisha i kishte thënë se nuk e njihte, ndërsa e kishte pyetur për profesionin. Topi i thotë Berishës se Nishani ka qenë oficer, ndërsa nuk i tregon se punonte në një pikë karburanti.

“–Mendoj që pas rezultateve zhgënjyese, Shaban Memia duhet të lirohet nga detyra e sekretarit, -tha ai (Berisha).

Vendosa të mos shprehesha dhe të dëgjoja se ku do të dilte.

-Unë nuk kam një emër për ta zëvendësuar dhe po e pate ndonjë, na thuaj ta propozojmë në mbledhjen e radhës në Kryesisë, – tha Berisha.

Pas një pauze të shkurtër i them se nuk kam përse mendohem, sepse e kam një emër.

-Cili është?

-Është personi që ka qenë kryetar komisioni në zonën tim elektorale, Bujar Nishani quhet, – i thash duke menduar se do e njihte ndopak.

-Nuk e njoh, çfarë profesioni ka ky?

-Ka qenë oficer dhe tani punon në një biznes privat, i punësuar. E lash shpjegimin me kaq, për të mos e ndërlikuar situatën, duke mos i thënë që punonte në një pikë karburanti.

Në fakt unë doja shumë që aty të ishte Bujari, pasi krijova konsideratë për të dhe doja t’ia ‘shpërbleja’ angazhimin që pati në punën e komisionit të zonës sime, ku beteja zgjedhore ishte një nga më të fortat në Tiranë.

Berisha, pasi u mendua pak, me sa duket duke mos pasur ndonjë emër tjetër në mendje vazhdoi: Hajde nesër së bashku me të, ta takoj njëherë!”, shkruan Topi.

Takimi me Berishën

Topi tregon se si e futi për herë të parë Bujar Nishanin në zyrën e Berishës.

-Dakord! – thash dhe pasi u ndamë kontaktova me Bujarin duke i thënë të takoheshim shpejt. I thashë gjatë takimit të gjithë bisedën dhe pashë tek ai një gëzim të dukshëm.

-Të falënderoj pa masë, – tha Bujari.

-Nuk ka përse, – thashë.

–Nuk e di si do të shkojë deri në fund, por besoj se do të bëhet.

Të nesërmen u futa në zyrë te Berisha i shoqëruar nga Bujar Nishani. Takimi midis tyre, me sa kuptova, ishte i pari dhe po konfirmoheshin fjalët e Berishës se nuk e njihte atë njeri.

Pas pak minutash ishim sërish vetëm me Saliun dhe vendosëm ta paraqesim pasnesër si emër. Në mbledhjen e radhës së Kryesisë Bujar Nishani u emërua sekretar dege i Tiranës.

Në muajin shkurt të vitit 2002, ne vendosëm të hyjmë në Parlament, i cili drejtohej nga Namik Dokle. Me Namikun folëm për modalitetet dhe, natyrisht, ai si i zgjuar dhe xhentil që ishte, filloj të krijojë klimë për një bashkëpunim në nivel zyrtar.

Problemi i madh politike për Sali Berishën në të vërtetë ishte emri i Fatos Nano, me të cilin kishin veç politikës, probleme të vjetra deri personale”, shkruan

Si u njohën Topi dhe Nishani

Në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), ish-presidenti Bamir Topi rrëfen se si ka njohur ish-presidentin Bujar Nishanin.

“Bujar Nishanin e kam njohur në një situatë mjaft të veçantë, në një ditë prilli të vitit 2001. Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, ku unë isha anëtar kryesie, po diskutohej ndarja e zonave të kandidatëve për deputetë në qytetin e Tiranës.

Në përfundim të mbledhjes unë u caktova në zonën e Xhamllikut, ku përfshiheshin lagje me qytetarë autoktonë, por edhe shumë të ardhur, sidomos në pallatet tek ‘Varri i Bamit’.

Meqenëse zona ishte shumë e vështirë, menjëherë pas mbledhjes në orët e mbrëmjes shkova të takoj mikun tim Veli Rada, i cili ishte koordinatori i Partisë Demokratike për zonën.

Vizita ime iu duk surprizë dhe i shqetësuar më thotë: ‘Hajër ishalla’.

–‘Jo, jo, s’ka gjë, por erdha të njoftoj se u caktova kandidat për deputet në këtë zonë’. U gëzua pa masë duke më dhënë kurajo se do ta fitonim garën.

–Më thuaj, Veli, ndonjë emër për ta vendosur kryetar të qendrës zgjedhore të zonës, – i thashë unë.

–Nuk e di, por ne kemi pasur disa oficerë në lirim që i merrnim për komision, -vazhdoi Veliu.

–A ke ndonjë numër telefoni? –e pyeta unë.

–Jo, – tha Veliu, – por kemi emrat e tyre dhe me sa di unë njëri prej tyre, Bujar Nishani, punon në zonën e Plepave në Durrës, në një karburant.

–Ok, – i thash po shkoj ta takoj.

Të nesërmen, së bashku me Kujtim Merepezën u nisëm drejt Durrësit dhe në një pikë karburanti pranë Konvaleshencës së Ministrisë së Mbrojtjes tek Shkëmbi i Kavajës, shikoj dikë që po furnizonte me karburant një autobus që shkonte drejt jugut.

–Kujtim, shko e pyet kush është Bujar Nishani! – thashë unë, ndërkohë që shihja kush do të ishte prej dy punonjësve të pikës. Kujtimi bisedoi me personin në fjalë, afrohet tek unë.

–Ai është, por sa të furnizojë autobusin do të vijë!

Vërtetë ai erdhi duke kërkuar ndjesë, por edhe me kureshtje se ç’ishte ky takim, ndërkohë që ne nuk njiheshim.

–Përshëndetje Bujar!

–Përshëndetje! Sigurisht unë ju njoh! – tha Bujari.

–Kam ardhur të të bëj një propozim për të punuar me mua për zgjedhjet politike të qershorit dhe për të qenë kryetar i KZAZ-së së zonës 35- i thash.

Mbeti disi i hutuar dhe priste ndonjë sqarim më shumë.

–Nëse pranon, do të largohesh nga puna, pasi do të jesh çdo ditë në komision! Mendohu dhe më thuaj në telefon.

U ndamë për t’u dëgjuar në mbrëmje. Më telefonoi dhe me tha se pranonte dhe kështu nisi bashkëpunimi ynë”, shkruan Topi.

Nishani kundër Topit

Ish-presidenti Bamir Topi rrëfen se si Bujar Nishani, të cilin e kishte futur në politikë, i doli kundër, duke i kërkuar që të tërhiqte kandidaturën si presidentin në 2007, gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar.

“Takimi po zhvillohej në kushtet e një tensioni në rritje dhe ishte përgatitur mirë nga kryeministri, i cili kësaj radhe vendosi të mos fjalë vetë, por të hedhë në sulm dy njerëz me tipologji të ndryshme, por të gatshëm për t’u përdorur. I pari e mori fjalën Genc Ruli, një mik i vjetër nga koha e gjimnazit, politikan, intelektual dhe qytetar, nga i cili nuk e prisja që të ngrihej dhe të më bënte thirrje për tërheqje në emër të interesave politike të qeverisë.

I dyti ngrihet ministri i Brendshëm i Berishës, Bujar Nishani, sikurse e kemi thënë, njeri i futur në politikë nga unë, ish-oficer, intelektual mediokër dhe servil i Sali Berishës. Edhe ky filloi të moralizonte për tërheqja, duke më kthyer në atmosferën e mbledhjeve të viteve ’70, kur klasa punëtore demonizonte intelektualët dhe i dënonte për shfaqje të huaja.

Një inskenim i shëmtuar, a thua se këta kishin ardhur të vetëm në pushtet dhe duhej ta administronin atë si të donin. Sa për dijeni, në zgjedhjet politike të 2005 unë kisha qenë njeriu më i votuar.

Pasi dëgjova thirrjet e tyre, mora fjalën dhe pasi kam bërë një profil antropologjik dhe politik të dy propozuesve, kam analizuar situatën politike dhe marrëdhëniet në PD, të tradhtuara nga pabesia e diabolizimi i Sali Berishës, i cili kishte ardhur në pushtet me kontributin e të gjithëve, përfshirë edhe mua. Unë thash se ai kërkonte që të zgjedhurit të ishin vetëm miratues pa fjalë të qëllimeve të tij, për të skllavëruar të gjithë piramidën e shtetit me njerëz pa emër dhe profil politik, me kusht që të vendoseshin nën urdhrat e tij.

Berisha e kishe demonstruar këtë gjatë gjithë historisë së pushtetit të tij autokrat, me mendësi të një lideri komunist. Mbledhja përfundoi pa rezultat, duke e thelluar më shumë krizën”, shkruan Topi.

Nishani

Bujar Nishani ishte thjeshtë një punonjës karburanti kur Bamir Topi e futi në politikë dhe e takoi për herë të parë me Sali Berishën. Berisha nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë emrin e tij, deri kur ia propozon për herë të parë Topi si kandidat për të zëvendësuar Shaban Meminë si sekretar të degës së PD së Tiranës.

“Të nesërmen, së bashku me Kujtim Merepezën u nisëm drejt Durrësit dhe në një pikë karburanti pranë Konvaleshencës së Ministrisë së Mbrojtjes tek Shkëmbi i Kavajës, shikoj dikë që po furnizonte me karburant një autobus që shkonte drejt jugut”.(Shqiptarja.com)

30 komente në “Bamir Topi: Nishani ishte punonjës karburanti tek “Plepat” në Durrës, kur e takova me Berishën. E bëri sekretar në PD, për të hequr “qafe” Shaban Meminë”

  1. Entoni says:

    Qija robte. Jam pa fjale!!!!!

    C’eshte ky sheqer kismet
    Hallvaxhiun e pame Mbret

    Deri me sot nuk e mendoja per te ikur nga Shqiperia, sepse me punen time gjithmone kam qene mire ekonomikisht. Por kur e kupton se si ketu krijohen elitat qenka te ikesh me vrap edhe pa e kthyer koken pas. Te pakten ne Evrope ka elita te mirepercaktuara jo cdo rrote kari mund te behet President, si ne Shqiperi.

    1. dingo says:

      Me ia q. robt ama, te dy te nje sere jane. E dinte se ishte nje punonjes karburanti dhe per ta shperblyer e propozoi per sekretar te PD-se. E shihni more k…t e PD-se sesi ziheshin vendet ne ate parti.

    2. agon says:

      O Enton po tregon pamendesin tende me ate qe thua po edhe Rockefelerat llustraxhinj kane qene atehere duhet me ik me vrap dhe nga Amerika….

      1. Entoni says:

        Agon,

        A di ti ndonje nga Rockefelerat qe te jete bere President i US?
        Me sa e di une historine, Rockfelerat jane nje dinasti ekonomike te cilet jane ngritur majat e ekonomise boterore me punen e tyre te palodhur brenda sistemi te lire te ekonomise tregut. Nuk u ngriten as per nje vit e as per dhjete, kaluan shume breza deri sa jane ata qe jane sot!

        Te krahasosh Nishanin me historine e Rockfelereve eshte njesoj sikur te krahasosh “ushtarin e mire Shvejk” me Napoleonin!!!

  2. asd says:

    Edhe Bamiri, si shume te tjere “politikane” duhet te ishin ne pune prane pompave te benzines, qe ky vend te ecte normalisht.

  3. spartak says:

    Pullumb Kulla . Mos vdeksh kurrë .

    A DONI ME PER BEHLULIN ?

    1. Doni me per Belulin.. says:

      I dashur spartak,
      Keta jane te gjithe si personazhi i Belulit..
      Ke te marresh e ke te lesh? Ne fund eshte populli qe do ti haje te gjitha “qershiat e nastradinit”.

  4. o tope, ke bere mekat me kete veprim, si mund te zgjedhesh njerez pa e ditur se c’rrenje kane dhe per me teper nga shites vajguri behen presidente, ja pra ky eshte shkaterimi dhe degjenerimi i presidences qe po shkon sa nga nje kriminel ne nje tjeter. Ky eshte fati i pjerdhur i shqiperise qe drejtohen nga injorante dhe vandale qe sjane ngopur dhe nuk ngopen se vjedhuri duke shkateruar shtetin. Nishanlliu nga pabuks u be me prona te medha,duke u justifikuar me gruan qe e ka zgjedhur nga porte e larte, pirdh i nishanlli pirdh

  5. Xx says:

    Vetem nje njeri i trashe sugjeron nje punojes karburanti. Prandaj sbehet ai vend se sugjeroni njerez pa vlera se keni frike mos ju zene kariget.
    Njeri me Idiot se tjetri!

  6. Scorpions says:

    O Bamir, kjo qe po tregon nuk te nderon. Dmth merr njerez rruge, punonjes karburanti, dhe ne fund e beni president….. vk ti, Berisha e gjithe qe keni qene ne krye te PD-se. Parti ordineresh!

    1. Komentuesi says:

      Kesaji thone rrit keten (qenin) qe te haj kemben.Mosmirnjohja e Nishanit ndaj Topit,tregon injorancen dhe servilizmin e Nishanit sa i poshter eshte.Ai beri nder,e vleresoi Topi, e vuri ne vende qe nuk i shkonte ndermend, kurse Nisahnlliu me veprimin e tij, eshte treguar shpirtezi.Prandaj nuk ecen perpara pd-ke se ne gjirin e saj ka shume e shume njerez te poshter si Bujar Nishani.Kryetar te injoranteve eshte Sali Berishaa.

  7. J says:

    Të gjithë njëlloj jeni. Servilë , injoranta, të pa aftë, intrigantë, shpifës, ziliqarë,inatçi, hipokritë, gënjeshtarë, mashtrues, egoistë, dizumanë, kriminelë, spiunë, pakarakter,mëndjemëdhej, dembela, shitpordhë, shpirtkëqij, pangopur, dominues,,zaptues,arrogantë, dhunshëm,korruptuar, fallsifikues, hajdutë ,zuzarë,pamoral, zhurmues, kanosës,shantazhues. Kush nuk hyn në nji nga këto kategori, i paguaj dëmshpërblim.

  8. Iliria e bashkuar says:

    Bravo psikopat, talle bythen me popullin dhe propozove nje trap

  9. Turi says:

    Po Prisidenti se vuri president mustaqe pordhen o jo. E futi ne politik dhe e beri sekretar goxha vend per 1 lepires te kategoris te lart.Kjo esh qe Sali Berisha esh komunist dhe i do bashkpunetoret si Pali Miska hahahah

  10. fantoma says:

    Të gjitha këto tregojnë se ky popull nuk di as të bëjë politikë, as të krijojë parti, as të zgjedhë e të zgjidhet, as të bëjë shtet, as t’u nënshtrohet ligjeve e rregullave demokratike, por i pëlqen xhungla dhe jeta tribale e shpellave, me një fjalë vijmë përsëri tek thënia (e vjetër) që “nuk bëhet Shqipëria me shqiptarët…” !!! Më kot mundohen “Xhuferat” e “Muferat” që “të bëjnë” historinë e lavdishme (?!) Na ishte një herë…. (?????)

  11. Buzuku says:

    Te ai karburant duhet vene nje pllake mermeri qe atje ka punuar Jari I Antenes.

    1. eri says:

      O mos vdeksh kurre o Buzuku, kam qeshur me lot ….o po me lot….

  12. BOHOTINA says:

    Bamke. E kuptove tani qe i vetmi president qe beri diferencen me ju deficentet ishte ALFRED MOISIU. Ai nuk ishte i sforcuar. Ai punonte me zemer dhe mendje. Ne fillim e moret si pensionist qe do luanit me te domino, por ai u mesoi si luhen dominot. U mbylli ne vathe dhe dha urdher suprem sic i ka hije presidentit.
    Se sa tru ka Nishani e pame 5 vjet president. Ai me ate fizik qe ka duhet te mos dilte ne rruge e jo me te bente vizita ne vende te tjera. Na diskretitoi. Pa le kur shkoi te ndalonte parkun e lojrave. Asnje femije nuk e bente ate gabim. Po ku e psonise xhanem…?…

  13. Komentuesi says:

    Kesaji thone rrit keten (qenin) qe te haj kemben.Mosmirnjohja e Nishanit ndaj Topit,tregon injorancen dhe servilizmin e Nishanit sa i poshter eshte.Ai beri nder,e vleresoi Topi, e vuri ne vende qe nuk i shkonte ndermend, kurse Nisahnlliu me veprimin e tij, eshte treguar shpirtezi.Prandaj nuk ecen perpara pd-ke se ne gjirin e saj ka shume e shume njerez te poshter si Bujar Nishani.Kryetar te injoranteve eshte Sali Berishaa.

  14. Koli says:

    Mut jane te gjithe.Dhe ky veteriner u mor me Pd.Zuri dashnore beri dhe nje femi duke qene i martuar se nuk perdorte perzervativin dhe vajten e bene president.Ai tjetri budalla te karburanti president.Likja hajdut president.Mjere Shqiperia e shkrete thuaj.

  15. Miku says:

    Nuk ju njoh personalisht as juve dhe as NishaninSi poletikan jeni zero uve jeni me i avancuar se jeni zero me xhufke.Me sa di Nishani ka qene drejtore ne MM,juve zoteri keni qene zoteknik ne Petrele,dava bariu lopesh.Ke vajtur ne Itali per specializim dhe na u ktheve Biolog,nuk di kush ta dha kete titull.Ka mundesi ta kete dhene nje antare i byrose politike, sepse kur u ktheve ne 90, kesaj zonje i solle nje kone, , dhe ti quheshe konia e filanit.Sa per tiranas,ti ke ardhur nga shpellat e Pogradecit nuk ke patur breke ne bythe, por beje temena tironsave Karapicevee,qe ti jep nip Tirone por ti i urren Tironsit,se ka gjake shpellari o njeri i shpelare.Po ke dy vellezer model,nje eshte per rshmet tjetri eshte gjalle.Besoj dhe atyre ju vjen turp qe te kane vella.Per here tjeter mbylle halen

  16. deshira says:

    Dhe sot keta shpirteqena qe nuk dihet se nga kane ardhur me keq se Bujar Muhameti, kerkojne te destabilizojne Shqiperine; une nuk e kam shume per sevda Edi Ramen, ama nje gje e ka ; eshte i zgjuar, eshte intelektual, s’ja ha qeni shkopin , kur i thone, por eshte dhe “qytetar” si dhe me origjine intelektuale. Merri me mend tani te gjithe keta çobanet e pd-se dhe prisni akoma ne qoftese nuk u jepni dermen duke i zhdukur fare nga Shqiperia. Te faleminderit, Mero, po e nxorre komentin dhe mos te faleminderit po nuk e nxorre. Une nxorra kollen time duke e shkruar. Kaq.

  17. kodrasadikit says:

    Ne ne Kosove kemi pasur nji iluzion te rrejshem se nena Shqipni ka arritur kete e ate e iluzione te tilla jashte realitetit . Dbatet politike qe behen ne shtetin ame te lene pershtypjen se kemi te bejme me nji nivel te larte te dijeve e horizonteve .Mjerisht klasa politike e Shqipnise dhe e Kosoves jan klasa te cofta pa dinjitet ,pa dije dhe antikombetare !! Jam i bindur qe gjysma e deputeteve te Shqipnise dhe Kosoves se dine se ku eshte Sanghaku i Pazarit te Ri ose per problemin e Qamerise.. Keta hajna e lan Shqipnin ne balte ne vendin me zhvillim me te ulet ekonomik .Shikone shkrimin e matuni mire kush i voton kta te ketij niveli …Urojme e shpresojme qe do te rilindin parti te reja politike me kuadra te reja e me mentalitet EU dhe kombetare si ne Shqipni e ne Kosove ….

  18. Arsimtari says:

    Kjo eshte komedia shqiptare e te berit politike e te politikanit anadollak,qe e shikon zgjidhjen e nje pozicioni te rendesishem si sekretari organizativ i Tiranes jo i Momlit,tek nje FIL i te gjitha kohrave e nje cope injoranti,qe nuk dinte te bente pune tjeter por vetem atij te nje pompisti karburanti.Pra PD zbriti nga niveli inje profesori ne UB(pamvaresisht se dhe ai ishte ai qe ishte) ne nivelin e nje personi pa ndonje vlere intelektuale,qe pshesh me kos dinte e hante.

  19. Arifi says:

    O bamke !! Po ti c’ke me shume se jari???? Ju qenkeni te ter bura legena.. Boll se le nam me kto qe tregon . Pse nuk i the me perpara??? te qifsha cte mban libri dhe ty. Prit tani kur te nxjerin dhe ty ate qe cove ne maqedoni … e di vet ti bamke. Deficitet e rinis i plotesuat ne pleqeri juve

  20. Samiu says:

    Eshte e cuditshme, sa lexues të njëanshëm dhe sipërfaqësor ka këtu tek tema. Se pari Nishani është ushtarak në profesion, siç ka qënë dhe Moisiu. Njeri i shkolluar normalisht. Nuk e kuptoj pse habiten njerzit që punonte në një stacion benzine. Gjëja më normale në botë në atë kohë, kur ushtria u shkërmoq dhe Nishani luftonte të mbijetonte për të ushqyer fëmijët. Çka këtu për tu çuditur dhe aq më pak për të fyer? Në SHBA ekziston si shprehje që njerëz miloner, kur flasin për kamarierët, i identifikojnë me udhëheqësit e ardhshëm të vëndit. Sepse ata punojnë pa u lodhur në shkollë gjithë paraditen dhe deri në mesnatë punojnë kamarjer për të ushqyer vehten e përballojnë sadopak shpenzimet për shkollë, pa ju shtrirë dorën edhe atyre që ju kanë bërë kokën.. Lexoni biografinë e Henri Kisinger, se çfarë i është dashur të bëjë si fëmijë kur emigroj në Amerikë për tju shmangur terrorit hitlerian dhe ku arriti me punën e tij. Jo vetën nuk ndjen turp për ato kohë të vështira dhe punën e rëndomtë që bënte për mbijetesë, por e kujton me krenari. Vetëm ne, që u ushqyem me urrejtje për punën fizike, ndjejmë turp për këtë lloj pune. Përbuzja ndaj punës së zakonshme, ky ka qënë shkaku kryesor që çoj në shkatrrimin e gjithë ngrehinës komuniste në botë. Topi duket është një nga ata që u edukuan me urrejtje për punën fizike të zakonshme dhe ka bindjen se vetëm të tjerrësh pambarimisht fjalë shqipe ťë sheqerosura me një numër fjalësh të huaja është puna më e fisme që mund të bëjë njeriu. Shoqëruar kjo me një shishe xhel për flokët…

  21. realisti says:

    Josif Broz Tito ka qene ne rini elektrouto ne Gjermani Kjo nuk e ben udheheqes me pak te suksesshem. Kualifikimet e Nishanit si ushtarak nuk na i tha Bamiri. Ka inat te madh se i doli kundra. Per korrektesi duhej ti permendte se cfare shkollimi kishte si ushtarak.

  22. tarasi says:

    Biseda alabakesh dhe jo persona dhe politikane qe duan ti sherbejne atdheut, megjithate ka shume humor biseda , kur e pyet Sala , Bamin ; ke ndonje emer ti per sekretar te pd-se ?? Mendou dhe kur te bejme mbledhjen e kryesise me thuaj , Bamiri i thote : ska m cmendohem , me vjen nje nder mend , eshte ai sakati kanceroz qe pame tek karburanti , eshte besnik , po cprofesion ka ? pyeti Sala , ka qene kulish tek shkolla e bashkuar , ruante bustin e Dulles , e ruante me jeten e tij , kush prekte bustin kish te bente me Joro pordhen .Po tha Sala , ky na duhet , te tille sylesha sgjen kollaj , dhe keshtu filloj jeten politike Jaruaaaaa, e cte thash , skenar filmi multiplikativ , qe kur te dali ne qarkullim te dhiesh duke qeshur ……….pidh te semes se me cfare pisanjozesh jemi mbleksur. Nuk ma ha mendja se do cmbleksemi kollaj ne me keta sharlatane , do na shoqerojne per vite dhe vite te tera ……..

  23. eri says:

    Topet shajne nishanin, po pjese te trupit jane te dyja. Edhe tope kemi edhe nishane kemi. Ka nishan ne bythe ashtu sikurse topet jane afer vrimes te bythes. Shume te ngjashem apo jo????

  24. Sajmiri says:

    Me vjen keq qe ne kete liber del ne pah edhe nje here egoizmi tend si çun Tirone por qe ne fakt ngjarrjet qe rrjedhin rreth tteje tregojne qe te gjithe Ju te PD(partia e dallkaukeve) keni te njejten karakteristike ku per Berin ti renditeshe ne nivelin e Jarit,sepse nuk na e thua te gjithe se perse Beri te beri Pesident se per Jarin dihet qe ai i sherbeu ne nxjerrjen per gjah te K.Trebickes ,ku asnjeri perveç tij e dinte qe i ndjeri kishte shkuar per gjah nepermjet mikeshes se gruas se tij Odeta!Dje tek “top story” ti edhe nje here tregove veten qe je nje egoist e jo vizionar,sidomos tek pershkrimi qe i bene Rames kur dihet qe lojen qe ka bere Rama me Berishen eper te bere ndryshimet kushtetuese ne 2008 ishin mese te domosdoshme per te arritur ne kete situate qe strofulla e Cakenjeve eshte terbuar e s’guxon te nxjerre koken!Ne rast se nuk do te qe bere ky ndryshim Ju do te vazhdonit te gjenit kaptere te tjere per vendin e presidentit e ky vend do te shkonte drejt ozurpimit total te dalkaukeve e njerezve pa moral deri ne ngordhjen e ketij populli!Te gjitha ngjarrjet e zeza nuk jane bere ne kohen e Rames por ne kohen kur vendin e drejtonte kryekrimi Berishe se bashku me ty!Si ka mundesi qe ne asnje rast e vend ai nuk ta permed emrin ku dihet se po te pati armik ne liste s’le gje pa sajuar e manipuluar!Me vjen keq per personalitetin tend o Bamçe por ,ju keni dale nga e njejta shkolle!Ate lufte qe duhet ta beje ti n.q.se e ndjeje vehten te paperlyer,po e bene me se miri mendja e zgjuar e Edi rames doni apo s’doni ju te SHQUPit!Je i vetmi person qe pasi arrite kulmin e karieres ne politike pas ketaj u bere kryetar partiçke,duke menduar se u be deti kos!Nuk duhet te fryhesh si gjel kur po te shikosh para e prapa ne rreshtin presidencial jane Bujar Nishua,Like Floriri pra mos te te genjeje mendja se ke patur ndonje rol perveçese asaj qe egoja te detyroi te besh nje liber per te lare siç thote nje fjale e urte popullorem…me sh…e!Edi Rama ka nje mision ne vehte e per popullin ku nuk del nga politika pa çuar ne biruce te gjithe llumin e kesaj shoqerie qe shkateruan,vodhen,shkerdhyen vrane e shiten kete vend!Me vjen keq o Bamçe por per mua ti je Dash Shehi pa raki !Shqiperia nuk ka marre plage nga Edi Rama por nga Ju qe e çuat ne buze te varrit me dy gishtat larte!Sot ti duhet te ishe ne krah te Edit e jo te na tregosh broçkulla ,duke mbajtur meri qe ai ishte kunder zgjedhjes tende president e jo vetem te tenden por edhe te pianecit Nano !A thua te jete rastesi apo ju kishte peshuar nga koka deri tek kembet!Librin ti ne fakt e ke bere per zonen 35 me siguri por ajo eshte e mbushur me jabanxhinj e per rrjedhoje nuk e ha njeri!Nuk e di nese e ke ate partiçken apo jo?Po e ke shkrire bashkou me Astrit Palloshin e jam i bindur qe me partine tuaj do behet edhe Berisha n.q.se eshte i lire akoma pasi Luli eshte veshtire te lulezoje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje