(Intervista e plotë në A2 NEWS me gazetaren Alba Alishani)
Gazetarja: Zoti Patozi me risitë e fundit të palëve politike në vend dua ta nisim këtë bashkëbisedim. Vendimin e Partisë Demokratike dhe LSI për t´u përfaqësuar me komisionerë në zgjedhjet e 30 Qershorit, e keni cilësuar ditën e djeshme si një kalë Troje do ta fuse në këto zgjedhje. Pse ky epitet dhe pse besoni se është një penalitet sipas jush në adresë të BINDJES DEMOKRATIKE.
Astrit Patozi: E para njëherë është kundër ligjit, e dyta është kundër moralit dhe e treta s´ka asnjë logjikë.
Gazetarja: Le të ndalojmë tek e para. Pse është kundër ligjit?
Astrit Patozi: Është kundër ligjit sepse ligji shprehet qartë që janë partitë parlamentare, pra opozita parlamentare që ka të drejtën e komisionerëve. Dhe përderisa ata vetë kanë lënë parlamentin, janë vetëdjegur, kanë lënë mandatet, sigurisht që nuk mund të kenë akses në një proces të cilin ata nuk e duan. Pra që nuk e njohin. Nëse do përdorja një batutë, mund të thoja që është njësoj sikur në një shtëpi njerëzit e familjes të kenë mosmarrëveshje ose debat me njëri – tjetrin dhe të vijë komshiu e të thotë që ti ke të drejtë ti s´ke të drejtë. Ata nuk mund të hyjnë në një proces që nuk e duan, nuk e njohin dhe nuk duan të marrin pjesë. Pra, vetëm garuesit kanë të drejtë që të ruajnë procesin sepse ata që janë jashtë nuk kanë asnjë të drejtë që të merren me procesin. Por ka edhe një arsye tjetër më të forte akoma. Vetë Partia Demokratike ka krijuar një precedent kur kërkoi tëçregjistronte BINDJEN DEMOKRATIKE nga zgjedhjet dhe nuk përdori veten por gjeti një aleat të vogël. Pra një aleat një përdorimësh i cili bëri padinë për tëçregjistruar partinë tonë.
Gazetarja: Ky precedent besoj ishte një kredo për juve për t´i bërë thirrje KQZ-së dhe ndërkombëtarëve.
Astrit Patozi: Jo, kjo na jep kredo ne sepse Partia Demokratike jo më larg se 10 ditë më përpara kërkoi të na hiqte nga zgjedhjet, të naçregjistronte. Përdori një aleat të vogël sepse vetë ishte e bindur që nuk mund të na pengonte ajo vetë sepse është jashtë zgjedhjeve. Si një palë e painteresuar ishte jashtë zgjedhjeve. Kurse tani, pas 10 ditësh thotë që unë jam e interesuar, dua komisionerët. Është një absurd dhe them se kjo është një gjë që duhet dekurajuar që tani me gjithë forcën e ligjit dhe të institucioneve. Sepse nuk ka asnjë lloj kuptimi dhe është një provokim që i bëhet një procesi normal të zgjedhjeve.
Gazetarja: Megjithatë ata pretendojnë se po bëhen manipulime dhe për të rrëzuar këto skema që sipas tyre po pregatiten nga maxhoranca qeverisëse. Për të krijuar një opozitë fasadë ku ju përfshin edhe juve.
Astrit Patozi: Ndaj kujt po i bën qeveria këto skema? Kjo opozita fasadë që qenkemi ne dhe qeveria a jemi bashkë? Kujt po ja bëjmë këto hile ne? Njëri – tjetrit? Se ne jemi bashkë sipas tyre. Atëherë çfarë do ruajnë këta? Për çfarë do futen brenda ata kur ne dhe qeveria jemi njësoj sipas tyre, pra ne jemi fasadë. Nuk është kështu! Ne jemi e vetmja opozitë që garon duke përfshirë edhe disa parti të vogla që sigurisht duhen konsideruar sepse janë në të drejtën e tyre. Ata po heshtin sot dhe unë nuk e kuptoj pse. Fjala vjen Koço Kokëdhima mund të thoshte ndonjë fjalë. Të thoshte çfarë bëni ju që jeni jashtë zgjedhjeve dhe flisni për zgjedhjet.Është njësoj si të zhvillosh kampionatin Europian të futbollit dhe arbitrat të jenë nga Argjentina, nga Amerika Latine apo nga Azia. Nuk ndodh!
Gazetarja: Megjithatë si rregull, në parim Z. Patozi i takon Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të vendosë nëse këto vende i takojnë të rizëvëndësohen nga vakancat apo jo sepse ka edhe një hile të vogël që është data 30 Maj.
Astrit Patozi: Atëherë ne kemi kërkuar as më shumë dhe as më pak që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mos të vonohet. Pse? Që të mos inkurajojë prishësit e zgjedhjeve. Pra që të marrë një vendim të shpejtë në mënyrë që shqiptarët të rehatohen që zgjedhje do ketë dhe ai që është në garë do marrë rezultat dhe ai që s´është të rrijë të shikojë nga dritarja. Kaq është historia. Kjo datë që ju thoni ka të bëjë me një gjë tjetër, që a ka shans Partia Demokratike dhe LSI të futen tani në zgjedhje apo nuk ka? Edhe unë jam i prirur që të ketë mundësi, ashtu siç kam dëgjuar edhe Partinë Socialiste dhe ne nisemi nga një qëllim i mire. Unë dua, partia jonë do që realisht PD dhe LSI të marrin pjesë në zgjedhje, të gjendet një formulë që ata të futen. Kurse unë kam frikë që PS, Taulant Ballad he disa të tjerë që flasin, Damian Gjiknuri dhe disa të tjerë nuk kanë parasysh këtë që ka BINDJA DEMOKRATIKE. Por kanë parasysh një gjë tjetër, ata shpresojnë se mos bëjnë ndonjë marrëveshje dhe unë them që do ishte akoma më e rëndë në rast se do të ndodhte sepse nuk mund të ketë marrëveshje me zgjedhjet.
Gazetarja: A është një sinjal që kjo mund të ndodhë dhe është një skenar i përbashkët dhe ju kujtoj se sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, pas 3 muajsh është përfaqësuesi i PD Z. Njazi Kosovrasti. Ka pasur edhe një përplasje me Z. Biba pikërisht për rikthimin dhe mundësinë e qëndrimit aty.
Astrit Patozi: Është një absurd i madh megjithatë ata janë në të drejtën e tyre të bëjnë një luftën politike me institucionet, me veten e tyre nuk më intereson shumë kjo pikë. Mundësia e marrëveshjes, ata janë të lirë që ta bëjnë prapë, t´i rikthehen marëveshjes së Majit se jemi edhe me 17 Maj, fiks 2 vjet më parë kishte një marrëveshje, një dashuri.
Gazetarja: Ju e rikujtoni këtë në fakt sot në 2 vjetorin e kësaj marrëveshjeje. Flisni se një afrim do i bëhet keq shqiptarëve.
Astrit Patozi: Padyshim që do i bënte keq! I bëri keq ai i pari, por tani i bën dyfish më keq në rast se do të ndodhë prapë, sipas nesh. Por ata le ta bëjnë në qoftë se i ka hipur në kokë, le ta bëjnë prapë.
Ju dëgjova teksa bëtë një oponencë duke j´u kujtuar se vota e shqipëtarëve duhet të mbrohet.
Astrit Patozi: Pa diskutim. Vota e shqiptarëve është e vetmja që vendos kush është qeveria kush është opozita, kush janë institucionet. Këta duan që kjo gjë të ndodhë duke qenë jashtë. Është optikë e e tyre, ne duam ta bëjmë nga brenda, ne duam të përballemi me qeverinë. Ata kanë rrugën e tyre ne kemi rrugën tonë. Por çfarë lidhje kanë me zgjedhjet ketë unë nuk e kuptoj. Kur je vetë jashtë një gare, sigurisht që nuk mund të jesh i interesuar, të vendosësh rregulla dhe nuk mund të jesh arbitër i tyre. Kjo është zgjedhje.
Gazetarja: Ndërkohë diskutime ka patur edhe për kandidaturat tuaja. Kandidatët tuaj a kanë mbledhur firma të cilat në parim janë të domosdoshme duke qenë parti joparlamentare.
Astrit Patozi: kandidatët tanë janë të gjithë të ligjshëm edhe për këtë mund ti drejtohemi institucioneve, mund t´i drejtohemi KQZ-së pra ne jemi të kopsitur dhe kemi rendur. Nuk mundem dot të kishim kandidatë për kryetarë bashkie në të gjithë territorin por në gjysmën e territorit, pra 25 emra. Aq mundësi kishim qëkur u krijuam deri kur ra gongu i afatit të regjistrimit pra bëmë maksimumin tonë, nuk arritëm dot të bënim më shumë por kjo nuk do të thotë që disa prej tyre janë të ligjshëm e disa të paligjshëm. Janë te gjithë të ligjshëm. Edhe kandidatët e listave tona për këshill bashkiak.
Gazetarja:Ndërkohë këto 25 emra që i keni bërë publike.
Astrit Patozi: Janë 27. Në atë listë që ne kemi ekspozuar në ditën e parë mungonte kandidati jonë për kryetar bashkie në Mallakastër dhe është shtuar edhe një kandidat i pavarur që ne nuk e dinim në zonën e Finiqit që kandidonte përballë kandidatit të qeverisë dhe ne i kemi qëndurar parimit që çdo kandidat i pavarur që është kundër qeverisë është edhe kandidat i joni dhe ne nuk e rivalizojmë.
Gazetarja: Mbështetje për të por nuk është kandidati juaj.
Astrit Patozi: Nuk është kandidati jonë por ne e mbështesim atë dhe e konsiderojmë si tonin.
Gazetarja: Kur flasim për këto emra të cilët ju i keni vendosur dhe keni dalë me këtë listë a janë një projeksion i juaj i pamundshëm apo janë disa produkte të vëna në presionin e kohës fizike? A besoni se kjo është më e mira e partisëBINDJA DEMOKRATIKE për të cilën në këtë moment ka shumë pritshmëri dhe është bërë shumë zhurmë?
Astrit Patozi: Nuk është më e mira por ka qenë një listë në ecje e sipër. Ne kemi bërë mrekulli në kaq pak kohë dhe kemi nxjerrë një listë kandidaturash shumë cilësore, ndër më cilësoret që mund të kenë dalë në Shqipëri por nuk e kemi thënë fjalën e fundit. Pse? Ishim në rendje e sipër dhe basti jonë nuk janë këto zgjedhje por janë zgjedhjet politike parlamentare kurdo që ato të mbahen.
Gazetarja: Zoti Patozi nga Partia Demokratike ka shumë eksponente që kanë komentuar daljet e fundit nga BINDJA DEMOKRATIKE ku Z. Paloka thoshte se Rama po delegjitimon vetë procesin duke krijuar rivalë fallso, fasadë për zgjedhjet e 30 qershorit, këtu ka përmendur kandidaturën tuaj të Kukesit. Bëhet fjalë për kryetarin e Qarkut, Abedin Oruçi për të cilin thuhet se është i inkriminuar.
Astrit Patozi: Po kush e tha këtë Niçja apo Babalja? Kush e thotë? Partia jonë ka kandiduar kryetarin aktual të Këshillit të Qarkut i cili është një zyrtar i lartë i shtetit. Rasti që ju thoni është fare flagrant. Ne kemi kandiduar një zyrtar të lartë të shtetit në një pozicion tjetër që po ta marësh në hierarkine shtetërore është më inferior nga ky që mban se ky tani është krye këshilltar i Hasit, Kukesit etj. Tani ai po kandidon vetëm për Kukësin. Tani këta thonë që kur ai është kryetar i Këshillit të Qarkut është njeri normal, kur e merr BINDJA DEMOKRATIKE dhe e kandidon ai është i inkriminuar. Jo ai po kushdo qoftë nqs del me probleme me dekriminalizimin nuk ka punë me ne, kushdo prej nesh që bie në rrjetën e dekriminalizimit s´ka punë me BINDJEN DEMOKRATIKE.
Gazetarja: A ju ka penalizuar koha fizike të bëni verifikime të kësaj natyre?
Astrit Patozi: Çfarë verifikimesh të kryejmë ne? Ai është kryetar actual i Këshillit të Qarkut, po të kishte do e hiqnin nga aty. Ai sot që po flasim është i pastër.
Gazetarja: Zoti Patozi ato janë emra të cilët për shkak të kohës fizike arritët t´i paraqisnit në lista për zgjedhjet e 30 Qershorit. Cila është përtej kësaj ambicia juaj për këto zgjedhje duke qëndurar objektiv dhe realist duke parë edhe situatën aktuale por edhe kandidaturat që keni përballë?
Astrit Patozi: Unë jam një politikan që i urrej sondazhet dhe urrej projeksionet. Pse? Jam realist dhe i shtyrë nga realizmi po ju them një kuriozitet se është edhe histori e jetuar. Para dy ditesh në mos gabohem kishte një sondazh edhe në kete sondazh ne konsideroheshim që kishim shifra jo të keqija. Edhe unë në fakt nuk kisha vëmendje të madhe për shifrat se thashë që i urrej sondazhet dhe kur u ktheva në parti disa kolegë që gjeta atje i gjeta gjysmën të mërzitur dhe gjysmen entuziast. Këta entuziasteët më thonin kemi dalë shumë mirë ndërsa të tjerët më thonin që ne sjemi kaq. I thashë as ju mos qani dhe as ju mos qeshni se 0 vota kemi sot. Ne duhet të marim maksimumin tonë në rendje e sipër në këtë fushatë që ende ska nisur pra sondazhet nuk i quaj.
Gazetarja: Ndërkohë kandidatura rivale per Z.Veliaj, Z. Skënderi të cilin e kishim pak ditë më parë edhe në studio, e keni quajtur sharmin e këtyre kandidaturave. Si janë pritshmëritë për garën në Tiranë?
Astrit Patozi: Unë them që në Tiranë do isha jo realist po të thoja që ne do ta mundim, do ta shkatërrojmë rilindjen apo PS. Unë kam bindjen që gara e Tiranës do të jetë befasuese.
Gazetarja: Z. Veliaj tha mbrëmë se është një garë qytetare.
Astrit Patozi: Sigurisht, ajo është e garantuar. Çdo kandidat i BINDJES DEMOKRATIKE do të bëjë një garë qytetare. Kjo është një garanci që nuk varet prej tij, varet prej nesh dhe ne kur jemi deleguar u kemi premtuar shqiptarëve që ne kemi një model te ri edhe të bërit politikë, edhe te bërit debat, edhe qeverisje në rast se vijmë ne pushtet.