Patozi: Abedin Oruçi me probleme? Kush e thotë, Niçja apo Babalja?

17 Maj 2019, 16:45Politika TEMA

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi komentoi vendimin e PD-së dhe LSI-së për të dërguar anëtarët e tyre në KZAZ-të si një ”kalë troje” veprim të cilin ai e cilëson “kundër ligjit, kundër moralit dhe pa logjikë”.

“Ligji shprehet qartë që janë partitë parlamentare që kanë të drejtën e komisionerëve, dhe nga momenti që kanë lënë mandatet nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë diçka që nuk duan, vetëm garuesit kanë të drejtë të kontrollojnë njeri tjetrin”, shpjegon më tej Patozi.  Për këtë arsye, vendimi duhet dekurajuar, sepse është një provokim, ndaj të cilit sipas tij edhe parti të tjera të vogla, si ajo e Kokëdhimës, duhet të kundërshtonin.

Edhe pse Patozi është pro futjes së PD-së dhe LSI-së në zgjedhje, atij i duket sikur dyert e hapura nga PS-ja janë thjesht në funksion të një marrëveshje që sipas tij, “do te ishte edhe më e rëndë”.

Ndërkohë, Bindja Demokratike është gati për zgjedhjet vendore. “Janë 25 dhe jo 27, i shtohet një kandidat i Mallaksatrës që nuk ishte futur në listë dhe kryebashkiaku i Finiqit, që kandidon si i pavarur dh ene do të mbështesim edh epa dëshirën e tij”.

Polemika ka patur për kandidatin e Bindjes për Kukësin, Abedin Oruçin, i cili u akuzua për probleme me drejtësinë. “ Kush e thotë Niçja apo Babalja?”, ironizon Patozi, duke shtuar se “Ruçi është një zyrtar i lartë i shtetit, kryetar i këshillit të Qarkut Kukës, dhe deri më tani është i pastër”.

Lideri i partisë së re të djathtë shton gjithsesi se “çdokush që do të ketë probleme me dekriminalizimin është jashtë nga Bindja”.

1 komente në “Patozi: Abedin Oruçi me probleme? Kush e thotë, Niçja apo Babalja?”

  1. Flamur says:

    A nuk ka mbetë intelektual në Shqipri që fusni keta njerez per kadindim.
    Shpresoja të bije fryme të re ne politik, por edhe ti ni mut qenke si të tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje