Kjo është kafja më e shtrenjtë në botë: Do ta pinit për 75 dollarë filxhanin?

17 Maj 2019, 13:04Lifestyle TEMA

Një kafene në Kaliforni po prodhon atë që e quan kafen më të shtrenjtë në botë, 75 dollarë një filxhan. ‘Kafe Klatch’ po shërben përzjerjen ekskluzive, ‘Elida Natural Geisha 803’, në degët e saj në Kaliforninë Jugore dhe San Francisko.

‘Numri 803 në emërtimin e kafesë i referohet rekordit prej 803 dollarësh për kilogram kafeje të shitura në një ankand të fundit pasi fitoi çmimin e parë në konkursin e Panama-së’, tha Bo Thiara, bashkëpronar i degës së Klatch në San Francisko. Ai e quan këtë konkurrencë të përvitshme të barasvlershme me atë të Oscar-ëve. ‘Vetëm 45 kilogramë kafe ishte në dispozicion për blerje dhe shumica shkoi në Japoni, Kinë dhe Tajvan’, shtoi ai. Klatch siguroi 4.5 kilogramë dhe është zinxhiri i vetëm në Amerikën e Veriut e disponon atë.

Cilësia e lartë e kafesë dhe furnizimi i kufizuar ishin faktorët që nisën një luftë oferte që përcaktoi çmimin e saj astronomik, duke kaluar dhe çmimin më të lartë të një viti më parë prej  601 dollarësh për kilogram.

Klatch e përshkruan kafenë si një varietet të rrallë të Arabica-s nga Panamaja, që ka një shije lulesh dhe çaji, me disa nota jasemini dhe manaferrash.|
Sasia e disponuar nga ky bar do të mund të prodhojë rreth 80 filxhanë kafe në total’, u shpreh Thiara.(scan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje