Lleshaj: Kush pengon zgjedhjet do të japë llogari përballë ligjit

17 Maj 2019, 11:55Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se kush pengon zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor do të japë llogari para ligjit.

I pranishëm sot në Korçë, Lleshaj tha se pavaresisht stuhisë që ndodh në Tiranë, qeveria shqiptare është e angazhuar të garantojë që populli të ushtrojë të drejtën e votës.

“Kushdo që del nga binarët e arsyes dhe thjesht mendon që mund të cenojë të drejtën ligjitime dhe sovrane të qytetarëve shqiptarë për të votuar, të jetë nën kujdesin ligjor të Policisë, në mënyrë që asgjë të mos ngelet e paditur, e paevidentuar dhe e pandëshkuar në ato raste që ndërshkimi do të jetë i merituar. 

Besoj se do të jetë pak ose aspak, por dhe sikur një rast i vetëm që dikush guxon të sabotojë ngjarjen më të rëndësishme, në momentin më të rëndësishëm të vendimmarrjes së popullit shqiptar që është votimi, do të japë llogari përballë ligjit.”- tha Leshaj. (TemA)

2 komente në “Lleshaj: Kush pengon zgjedhjet do të japë llogari përballë ligjit”

  1. O Z.Lleshaj,Znj Topalli ka uluritur per Plum ballit pa djegur,pa prishur pra, pa theyr ligjet,
    ajo znj e Enkelit,Mesila i donte te varur tek Palmat pa prishur,pa djegur pra,pa thyer ligjet,
    Po Ju o shtetar Pse nuk Zbatoni ligjet e Shtetit,cfar ju pengon,pse mbani Ligjerata???
    Pse?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje